Dy mortaja shpërthyen në afërsi të një prej pallateve të presidentit sirian Bashar Al Asad në Damask. Raportohet se shpërthimet në pallatin Tishrin shkaktuan vetëm dëme materiale. Sulmi me mortaja në këtë rajon është i pari i konfirmuar, dhe është ngjarje për tu shënuar pasi mortajat u hodhën në afërsi të një pallati presidencial. Kjo është një tjetër shenjë se lufta është duke kaluar në favorin e çlirimtarëve. Nuk u njoftuan viktima dhe është e paqartë nëse Assadi ishte në pallat. Asad shpesh përdor pallatin Tishrin për të marrë në vizitë personalitete, dhe si një shtëpi mysafirësh për zyrtarët e huaj gjatë vizitave të tyre në Siri. Dy pallatet e tij të tjera janë Pallati i Popullit në malin Qasioun, me pamje kah kryeqyteti, dhe pallati Rawda në lagjen qendrore të Ebu Rummaneh. Për arsye sigurie, lëvizjet e Assadit janë në fshehtësi, dhe nuk bëhet e ditur kur ai kalon në ndonjë nga pallatet. Paraqitjet e tij publike janë bërë gjithnjë e më të rralla, pasi lufta është përhapur. Kryeqyteti sirian ka qenë kryesisht i kursyer nga dhuna që ka lënë qytetet e tjera siriane nën rrënoja.[justify]