Xhamat e qendrës së re islame dhe xhamisë në qytetin kroat Rjekë janë thyer.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Rijekës Hajrudin Mujkanoviq tha se një person i paidentifikuar kreu sulmin ndaj qendrës së re Islame dhe xhamisë e cila ishte përuruar para 3 javësh. Ai thotë se hetimet po vazhdojnë, ndërsa dëmet ende nuk janë llogaritur.
Bashkësia Islame është themeluar qe 50 vite në Rjekë por as në kohën gjatë luftës nuk kemi pasur kësi situate. Jemi të vetëdijshëm qe ky është një lloj kërcënimi. Këto raste na pikëllojnë neve dhe nuk na frikësojnë. Shpresojmë që këto gjëra mos të përsëriten, tha Mujkanoviq.
Qendra Islame dhe Xhamia, ndërtimi i së cilave ka zgjatur më shumë se 3 vjet e gjysmë, ku janë investuar rreth 10 milion euro për shkak të vlerave të veçanta kulturore dhe arkitektonike ka marrë titullin e “Xhamisë më të bukur në Evropë”. /mesazhi/