Në raportin e Këshillit të Qytetit të Milanos thuhet se është marrë vendim në lidhje me mbylljen e të vetmes qendër islame në këtë qytet
Vendimi i Këshillit të Qytetit për mbylljen e kompleksit fetar, sportiv dhe argëtues, erdhi në kohën kur nuk ekziston asnjë xhami apo qendër për organizimin e ceremonive fetare muslimane.
Duke marrë parasysh kërkesat e muslimanëve në këtë qytet, Këshilli i Qytetit të Milanos u ka vënë në dispozicion muslimanëve qendrën e përmendur për qëllim të faljes së namazit të xhumasë dhe mbajtjen e ngjarjeve tjera fetare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Në të njëjtën kohë, muslimanët e këtij qyteti për shumë vite kanë qenë të pasuksesshëm në marrjen e lejes nga autoritetet komunale për ndërtimin e xhamisë në këtë qytet.
Spekulohet se vendimi është miratuar për shkak të rritjes së islamofobisë në Europë./IGJ/