Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Mozaik] Hapet Qendra Kulturore Islame në Rusi | |
- Një Qendër Kulturore Islame është hapur nën mbikëqyrjen e Zyrës për Çështje Fetare të Muslimanëve të Russisë në qytetin Klimovsk. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve Islame (IINA), qendra u hap me rastin e Ditës Kombëtare të Unitetit në Rusi. Trajnimi i një brez të ri të muslimanëve në shoqërinë ruse, përhapja e kulturës islame në mesin e fëmijëve muslimanë të Rusisë, promovimi i bashkëjetesës paqësore dhe respekti i ndërsjelltë ndërmjet kombeve dhe feve janë objektivat e qendrës. Rustem Davoudov, kryetar i pakicës muslimane në rajonin e Podolsk në Moskë, tha se qendra është e hapur për të gjitha grupet e njerëzve edhe për ata të cilët janë të interesuar për të ditur rreth Islamit. Klimovsk është një qytet në rrethin e Moskës, i cili ndodhet 55 kilometra në jug të Moskës dhe 8 kilometra në jug të Podolskit. Islami është feja e dytë më e përhapur në Rusi. Feja Islame është konsideruar si një prej feve tradicionale të Rusisë, ligjërisht pjesë e trashëgimisë historike ruse. Burimi: IQNA News Përktheu për B.R Mexhid Yvejsi:
| |
|