Autoritetet e qytetit kanë hedhur poshtë plot 217 ankesa të drejtuara kundër ndërtimit të qendrës në fjalë
Qyteti Wil në kantonin St.Gallen ka dhënë lejen për ndërtimin e një Qendre kulturore islame. Kundër planeve të Bashkësisë Islame Shqiptare për ngritjen e kësaj qendre kishte pasur kundërshtime të shumta nga banorët e qytetit dhe nga SVP.
Duke dhënë lejen për ndërtim, autoritetet e qytetit kanë hedhur poshtë plot 217 ankesa të drejtuara kundër ndërtimit të qendrës në fjalë.
Komisioni përgjegjës për lejet e ndërtimit ka dhënë dritën e gjelbër më 9 nëntor, me çka ndërtimi i qendrës islame lejohet në pjesën jugore të qytetit të Wilit, bëhet e ditur në një komunikatë nga komuna. Nuk dihet nëse ankesat do të barten në nivele tjera ose jo.
Leja e ndërtimit është dhënë me kushtin që, në rastet e aktiviteteve masive, vetë përgjegjësit e qendrës të rregullojnë komunikacionin me ndihmën e vullnetarëve.
Qendra e re Islame do të ketë një hapësira për lutje dhe klasë mësimi.