Presidenti Gjerman Joachim Gauck, gjatë një vizite në Qendrën Islame të Teologjisë, pranë Universitetit të Münster-it tha se myslimanët janë element i rëndësishëm i historisë së kohëve të fundit.
Presidenti gjerman Joachim Gauck iu drejtua myslimanëve që jetojnë në Gjermani, duke u thënë se toka gjermane është tokë e tyre e përbashkët.
"Mbi dy mijë xhami janë ndërtuar në qytete të ndryshme të vendit," tha ai.
Joachim Gauck, gjatë një vizite në Qendrën Islame të Teologjisë, pranë Universitetit të Münster-it tha se myslimanët janë element i rëndësishëm i historisë së kohëve të fundit.
"Krijimi i fakulteteve që ofrojnë arsim në Teologji Islame është një marrëveshje pragmatike për të ardhmen, " tha Gauck.
"Çdo ditë e më shumë, muslimanët po bëhen pjesë e shoqërisë gjermane dhe po marrin pjesë në zhvillimin e saj, " tha ai.
"Ne duam të shkollojmë njerëzit të cilët në të ardhmen do të japin mësime fetare në shkolla, xhami dhe universitete , " tha presidenti.
Islami është feja më e madhe e pakicës në Gjermani. Ka rreth katër milion muslimanë që jetojnë në vend, dhe gjysma e tyre kanë shtetësi të dyfishtë.
Pjesa më e madhe e myslimanëve në Gjermani janë me origjinë turke, e ndjekur nga grupe më të vogla nga Pakistani, Irani dhe Afganistani. /mesazhi/