"Xhamia e Taksim-it është një domosdoshmëri," ka vendosur një gjykatë e Stambollit pas ankesave kinse xhamia e re do të dëmtonte qendrën historike të qytetit në sheshin Taksim.
Projekti për ndërtimin e kësaj xhamie kishte nxitur debat në popull, megjithatë gjykata ka konstatuar se popullata e lagjes ka pësuar ndryshime të mëdha demografike gjatë viteve dhe se nevoja për xhami në atë vend është e madhe.
Njerëzit kryejnë namazet në rrugë dhe në mesxhide (vendfalje) të vogla, sepse në këtë zonë nuk është ndërtuar ndonjë xhami që 100 vite.
Xhamia e re pritët të akomodojë vizitorët aktual, sidomos ata që vijnë për namazin e xhumasë.
Kjo xhami është projektuar nga arkitekti Ahmet Vefik Alp, dhe është një xhami moderne që do të përfshij edhe qendrën kulturore dhe muzeun. Vendi ku do të ngritët xhamia ishte përdorur si parking.
Projekti tani pret miratimin nga kryeministri Erdogan.
Ky projekt muajin e kaluar mori një çmim nga Unioni i Arkitektëve Ndërkombëtar gjatë takimit në Sofje./mesazhi/