ngjarjet e Parkut Gezi në sheshin Taksim të Stambolli
Në këto ngjarje u plagosën rreth 10 protestues, ndërsa si pasojë e dhunës së këtyre të fundit mbetën të plagosur shumë policë; ndërtesat, automjetet dhe mjedisi përreth pësuan dëme të konsiderueshme. Më pas, ngjarjet u përhapën edhe në disa qytete të tjera të Turqisë. Përleshje ndërmjet grupeve protestuese dhe forcave të policisë u regjistruan veçanërisht në qytete të mëdha si Ankaraja dhe Izmiri. Këto ngjarje aspak të këndshme tërhoqën jo vetëm reagimin e popullit turk, por edhe të shumë vendeve të tjera. E gjithë paria e shtetit dhe shoqërisë, me në krye Presidentin Abdullah Gyl, u bënë thirrje palëve që të qetësohen dhe t’u shmangen reagimeve të tepruara. Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan theksoi se do të hetohen të gjithë pjesëtarët e forcave të sigurisë që kanë përdorur forcë të tepruar, ndërsa u kërkoi demonstruesve që t’u japin fund protestave. Kurse në deklaratat e bëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Bashkimit Evropian, nënvizohej se duhet respektuar e drejta e njerëzve për të protestuar dhe se nuk duhen organizuar demonstrata të jashtëligjshme. Fillimisht duhet që këto zhvillime të kuptohen drejt. Në veçanti duhet të vihet në pah sa i gabuar është krahasimi “Pranvera Turke”, që është bërë nga disa organe mediatike ndërkombëtare duke u frymëzuar nga Pranvera Arabe. Fotografia e vërtetë e këtyre ngjarjeve është kjo: Një çështje mjaft e vogël në thelb, një mosmarrëveshje që në kushte normale mund të zgjidhet me lehtësi, ka dalë jashtë kontrollit, është përshkallëzuar dhe ka prodhuar rezultate që dëmtojnë të gjithë vendit. Rol të madh në shpalosjen e këtyre rezultateve kanë luajtur faktorët, që pjesërisht burojnë nga natyra e dukurive sociale, si dhe veprimet e tyre shkatërruese. Cili është shkaku apo burimi i këtyre ngjarjeve? A janë përpjekjet e protestuesve një luftë për të penguar shkuljen e pemëve në Parkun Gezi dhe mbrojtur mjedisin? Vallë a është kjo një shprehje e vetëdijes së shoqërisë civile për t’i dalë për zot qytetit? Apo është një nismë për kryengritje politike ose ideologjike, nën petkun e gjelbër të ambientalizmit, ndaj forcave të sigurisë, Bashkisë Metropolitane të Stambollit dhe për pasojë kundër Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet? Natyrisht që përgjigjet e këtyre pyetjeve ndryshojnë në varësi të palëve. Protestuesit mbrojnë mendimin se ngjarja është thjesht një iniciativë civile me synim mbrojtjen e mjedisit dhe policia ka përdorur forcë të tepruar; teksa autoritetet qeveritare dhe disa intelektualë pretendojnë se ngjarjet e kanë kapërcyer qëllimin dhe objektivi kryesor i tyre është shndërruar në krijimin e një paqëndrueshmërie politike. Të kuptojmëNë këtë kuadër, zhvillimet në Turqi duhen vlerësuar si ngjarjet shoqërore, që përjetohen në pothuajse të gjitha vendet e botës. Nëse do të kujtonim ngjarjet sociale, që shpërthyen në vitin 2011 në Britaninë e Madhe dhe vijuan për ditë të tëra; do të na vijë menjëherë në mend se një polic vrau një qytetar anglez me ngjyrë dhe përleshjet, që filluan për pasojë mes masave të popullit dhe forcave të sigurisë në Londër, u përhapën në të gjithë vendin. Këto ngjarje vijuan për disa ditë dhe shkaktuan dëme shumë të mëdha materiale e sociale. Po ashtu do të na kujtohen edhe përleshjet e shpeshta ndërmjet qytetarëve dhe forcave policore në Francë, më të freskëtat prej të cilave janë ato përpara zgjedhjeve presidenciale. Gjatë këtyre trazirave, që zgjatën për ditë të tëra, Parisi u shndërrua në një vatër zjarri. Dhe së fundmi nuk mund të na fshihen nga kujtesa përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve gjatë manifestimeve “Pushto Uoll Stritin”, të cilat shpërthyen viteve të kaluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vazhduan për muaj me radhë. Këto lloj ngjarjesh, për të cilat ka shembuj të tjerë të panumërt, edhe pse janë jo pak të pakëndshme, mund të vlerësohen si pasqyrime negative të shoqërive, që bëhen gjithnjë e më dinamike në botën që globalizohet me shpejtësi. Duke u nisur nga kjo, krahasimi i ngjarjeve në Turqi me ato në Tunizi, Egjipt, Libi dhe Siri buron ose nga padituria, ose nga ndonjë koment qëllimkeq. Aq sa i pavend është përkufizimi i ngjarjeve sociale në Angli, Francë dhe SHBA si Pranverë Arabe, aq i gabuar është edhe për rastin e Turqisë. Arsyeja themelore e këtij gabimi është mosnjohja e dallimeve esenciale ndërmjet Turqisë dhe vendeve arabe. Informacionet e rreme dhe të gabuara, që shërbehen hera-herës nga disa organe mediatike ndërkombëtare në lidhje me historinë, kulturën, politikën, njeriun dhe shoqërinë e Turqisë, po vihen re edhe në këto ngjarje. Nga aspekti i këtyre lloj ngjarjeve shoqërore, Turqia nuk ngjason në asnjë lloj mënyre me Tunizinë dhe Sirinë, sa për të dhënë dy shembuj. Sepse Turqia, në dallim me vendet e prekura nga Pranvera Arabe, është një shtet perëndimor në nivel tepër të avancuar; përvoja demokratike e saj është shumë më e vjetër se sa disa vende të Bashkimit Evropian; është një vend në rrugën e anëtarësimin në BE. Në këtë suazë, funksionojnë supremacia e ligjit dhe ekonomia e tregut; bëhen zgjedhje të rregullta në një sistem pluralist, pra me shumë parti politike; dhe më e rëndësishmja, qeveritë dhe liderët përcaktohen nëpërmjet zgjedhjeve demokratike. E parë nga këndvështrimi i këtyre veçorive, ngjarjet sociale në Turqi nuk mund të krahasohen me ato në vendet e Pranverës Arabe, por nëse duhen futur patjetër në një kallëp, atëherë mund t'i klasifikojmë ato në të njëjtën kategori me ngjarjet në Britaninë e Madhe. Mirëpo në rast se këto krahasime nuk burojnë nga informacionet e gabuara ose të rreme, por nga komentet qëllimkeqe, atëherë kjo është më për të ardhur keq. Sepse të përngjasësh një problem social të Turqisë me trazirat në vendet arabe nuk është as në të mirë të Turqisë dhe as në interes të shoqërisë botërore. Nuk duhet neglizhuar fakti që Turqia, e cila është një vend me stabilitet të fuqishëm në rajon, është jashtëzakonisht e çmuar për Perëndimin dhe Lindjen. Me rëndësi madhore për të gjithë njerëzimin është që Turqia, një aktore kritike në ndërtimin e stabilitetit rajonal dhe global, të qëndrojë e suksesshme në këtë pr[justify]