Tashmë janë bërë publike skicat e para të xhamisë që do të ndërtohet në sheshin Taksim, në qendror të Stambolli
Projekti për ndërtimin e kësaj xhamie ka nxitur debate të ashpra, por gjykata ka konstatuar se gjatë viteve popullata në këtë pjesë të qytetit ka pësuar ndryshime të mëdha demografike, prandaj nevoja për një xhami në atë vend është e domosdoshme.
Sipas arkitektit Ahmet Bekir Alp, skicat e para të xhamisë janë konsideruar si ‘shumë të përparuara’, prandaj janë bërë disa ndryshime.
Xhamia do të ndërtohet në një truall 2500 metër katrorë dhe do të ketë shtatë kate nën dhe. Sipërfaqja totale e saj do të jetë 17.000 metra katrorë. Ndërsa në të do mund të falen 1450 besimtarë muslimanë
Punimet për ndërtimin e xhamisë parashikohen të përfundojnë për tre vite.