“Bashkohu” kundër BIK, do xhami vetëm në qendër të Prishtinës
është pajtuar me vendimin e Komunës së Prishtinës për caktimin e lokacionit për ndërtimin e xhamisë, në parkingun e PTK-së.
Kjo lëvizje ka kërcënuar komunarët e Prishtinës, duke paralajmëruar për organizime të reja. Sipas këtij njoftimi, vendimi i këshillit të drejtorëve është i papranueshëm për këtë lëvizje. “Ne i mbesim besnik kërkesës së xhematit të myslimanëve që të sigurohet hapësira për ndërtimin e xhamisë së madhe në qendër të Prishtinës”, thuhet në këtë njoftim.
Kjo lëvizje ka bërë me dije se së shpejti do të dalë me itinerarin e vet për këtë vit të bazuar “në drejtësi, barazi dhe dinjitet, gjithnjë duke iu referuar interesave fetare dhe kombëtare të qytetarëve e jo pushtetarëve të Kosovës”.
Në fund, Lëvizja “Bashkohu” ka ftuar të gjithë besimtarët myslimanë që të jenë të bashkuar rreth lëvizjes “Bashkohu“, për të , siç ka thënë, “ mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat tona si myslimanë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës”.
Bashkësia Islame e Kosovës është pajtuar me vendimin e Komunës së Prishtinës që lokacioni për një xhami të re të jetë tek parkingu i Postës dhe Telekomit të Kosovës.