Sot në Prishtinë, diku rreth mesditës, derisa po punohej për rregullimin e sheshit “Ibrahim Rugova”, para ndërtesës së Teatrit Kombëtar, pas 58 vitesh, gjatë gërmimeve me ekskavator është gjetur Kroi (çezma) – shatërvani i Xhamisë “Junus Efendiut”, apo siç njihet në popull “Xhamia e Llokaçit”.
Xhamia “Jusuf Efendi” i përkiste shekullit të XVI, apo më saktësisht vitit 1551, ndërsa është shkatërruar më 1954 nga ish-sistemi monist e në vend të saj është ndërtuar ndërtesa e Teatrit Kombëtar.
Shatërvani i gjetur, meqenëse i dëmtuar pjesërisht, duhet që rikonstruktohet dhe të ruhet si objekt me vlerë monumenti, ngase i përket shekulli XVI.
Rreth shatërvanit ka edhe disa copa me mbishkrime, që me gjasë janë të tij, dhe që do ndihmojë në saktësimin e vitit të ndërtimit, ndërtuesit etj.