“Këshilli Botëror i Ushqimit Hallall” selinë do ta transferoj në Stamboll.
Në mbledhjen e gjysmëvjetorit të organizuar në muajin prill në Kuala Lumpur të Malajzisë, anëtarët e bordit drejtues të Këshillit Botëror të Ushqimit Hallall, WHC, mori një vendim paraprak që selinë e këshillit të transferoj në Stamboll. Ky vendim do të qartësohet në mbledhjen e këshillit që do të organizohet në Stamboll në muajin tetor.
Hysein Kami Byjykozer (Hüseyin Kami Büyüközer), kryetari i Shoqatës për Monitorim dhe Certifikim të Ushqimit dhe Materialeve të tjera të nevojshme të Turqisë, GIMDES, i emëruar në krye të bordit drejtues në kongresin e Këshillit Botëror të Ushqimit Hallall të realizuar në tetorin e vitit të kaluar në Stamboll, ka thënë se ky vendim nga pikëpamja e Turqisë është mjaftë i rëndësishëm.
Byjykozer tha se transferimi i selisë së këshillit në Stamboll do të rris bashkëpunimin e Turqisë me botën islame dhe vijoi: “Informimi i gjithë myslimanëve të botës në lidhje me certifikimin dhe akreditimin e ushqimit hallall nga ky vend do të japë një kontribut të rëndësishëm dhe potencial të madh për mallrat e eksportit të Turqisë”./trt/