Tregon Ali ibn Talibi r.a se: “Në një rast isha shumë i uritur dhe u nisa të kërkojë punë në periferi të Medinës. Takova një grua e cila po punonte tokën dhe mendova se i duhet dikush për t’ia ujitur tokën. Shkova tek ajo dhe bëmë marrëveshje që për çdo kovë me ujë që do ta sjell do të fitojë një hurmë.
I solla 16 kova me ujë, derisa edhe duart mu ënjtën. I solla ujë gruas dhe ajo piu pak. I hapa duart para saj dhe ajo mi numëroi gjashtëmbëdhjetë hurma. Erdha tek i Dërguari i Allahut dhe i tregova për këtë, ndërsa ai hëngri bashkë me mua ato hurme.
(Ibnu-l-Xhevzi, Sifetu-s-Safwe, 1/320)
Mesazhi:
Kjo na tregon neve se çfarë sprovash kanë kaluar sahabët e pejgamberit a,s dhe si ia kanë dalë në fund me to.
Aliu r.a doli jashtë dhe punoi me duart e tij për të fituar riskun hallall, ai nuk qëndroi në shtëpi duke pritur kush do t’i sjell apo t’i dërgoj diçka .
Ngjarja na tregon se edhe fuqinë e durimit të Aliut r.a i cili edhe krahas urisë së madhe punoi punë të rëndë fizike vetëm e vetëm të fitoj një kafshatë buke hallall. Gjithashtu kjo na tregon se Aliu nuk i harroi edhe të dashurit e tij pasi që e morri rrogën. Ai e ruajti “rrogën” derisa erdhi tek i Dërguarin e Allahut s.a.v.s dhe me të e hëngri drekën. Subhanallah!
Përshtati: Breziiri