Një ditë një njeri injorant i tha imam Aliut r.a.:
- O njeri i mençur, a je i vetëdijshëm për mbrojtjen e Allahut?
Aliu r.a., u përgjigj: - Po, Ai është mbrojtësi im që nga ekzistenca ime në barkun e nënës.
Atëherë ai tha: - Hidhu pra nga kulmi i shtëpisë dhe mbështetu tërësisht në mbrojtjen e Allahut, që ta shoh forcën e imanit tënd.
Aliu r.a., tha:- Hesht dhe shko, që të mos shkatërrohet shpirti yt nga kjo marrëzi.
A thua robi i Allahut ka ndonjë të drejtë që të luaj me këtë guxim me Allahun, duke e sprovuar Atë? Vetëm Allahu ka të drejtë t’i sprovoj robërit e Tij në çdo moment, për të parë se çfarë besimi kanë ata në vetën e tyre. A thua Ademi a.s., i tha Allahut: Të sprovova o Zot duke bërë mëkat. Por, mendja jote është e turbulluar. Si mund ta sprovosh atë që ngriti kupën e qiellit?
O ti që të mirën e të keqën nuk e njeh, së pari sprovo vetën, e pastaj të tjerët. Por, kur e sprovon veten, o njeri, t’i sprovosh të tjerët nuk ke më dobi. Nëse fillestari e sprovon në këtë rrugë dijetarin, i cili është udhëheqës, ai është si një gomarë që ëndërron.
Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali Iljazi