Në kohë të lashta, një beduin nga shkretëtira mbërrin në qytet. Meqë ishte koha për tu lutur në xhami, gjëja e parë që bëri ishte se u drejtua për nga xhamia. Me të mbërritur, pa një djalosh jashtë dhe i tha:”A kujdesesh pak për devenë time sa të falem?”
Djaloshi pranoi dhe beduini hyri brenda në xhami. Pasi përfundoi lutjet, beduini u nis për tek dera e xhamisë. Pa veshur këpucët, nxori një dërhem me qëllim që t’ia japë djaloshit që ishte kujdesur për devenë e tij.
Por, kur doli jashtë, pa që deveja ishte vetëm dhe se i mungonte kapistra. Djaloshi, ia kishte marrë kapistrën devesë dhe ia kishte mbathur. Duke mos pasur ç’të bëjë tjetër, vajti në pazar të blejë një kapistër tjetër për devenë. Atje, ai gjeti kapistrën e devesë së tij të vjedhur. Iu afrua shitësit dhe e pyeti sa e shiste.
“Një dërhem” iu përgjigj ai.
Beduini heshti pak, pastaj tha:“I pa të meta je o Zot! Doja ti jap një dërhem hallall atij djaloshi, por ai nuk deshi veçse ta marrë në rrugë haram.”
Profeti Muhamed a.s thoshte:”Xhibrili më ka thënë se njeriu nuk vdes veçse pasi ta ketë konsumuar të gjithë rizkun e caktuar prej Zotit. Prandaj, kijeni frikë Zotin dhe kërkojini begatitë e Tij në rrugë të ndershme!”
Nga: Elmaz Fida