Sulmues të panjohur janë përpjekur të djegin një xhami në Bregun Perëndimor si dhe kanë vendosur mbishkrime në gjuhen hebraike herët sot në mëngjes. Dyshohet se incidenti u shkaktua nga kolonët ekstremist çifutë.
“Në mes të natës...dikush hyri në xhami, theu dritaren dhe nisi një zjarr,” thotë një fshatar nga fshati Jaba, që gjendet në mes Jerusalemit dhe Ramallahut.
“Ata shkruan në hebraisht: “Lufta ka filluar” dhe “Paguani çmimin”, tha personi në fjalë për radion izraelite.
“Fqinjët e panë zjarrin, vrapuan në xhami dhe e ndalen atë,” tha ai.
Policia izraelite tha se kishin për të kryer hetimin por se kishte shenja që tregojnë se aktivistët kolonë kanë kryer aktin.
Këto lloje të sulmeve janë të shpeshta në rajonet ku janë kolonët çifutë dhe radhë herë kapen autorët./mesazhi/