Policia izraelite të enjten arrestoi gjashtë punonjës palestinezë nga komiteti për rindërtimin e xhamisë Al-Aqsa, pasi kolonët çifutë sulmuan qytetin e shenjtë përsëri.
“Policia izraelite arrestoi herët në mëngjes gjashtë punëtorë brenda kompleksit të xhamisë Al-Aqsa, derisa ata ishin duke bërë punën e tyre,” tha Othman Abu Gharbiyeh, roje në xhami, për Agjencinë Anadolu.
“Punonjësit u arrestuan pasi policia izraelite pretendoi se ata nuk kishin leje për të rinovuar disa objekte në pjesët përbërëse të xhamisë,” shtoi ai.
Në muajt e fundit grupet e kolonëve ekstremistë hebrenj, shpesh të shoqëruar nga forcat e sigurisë izraelite, kanë shpeshtuar ndërhyrjet e dhunshme në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, vendi i tretë i shenjtë në botë për muslimanët.
Ndërhyrjet e shpeshta zemërojnë palestinezët dhe herë pas here çojnë në konfrontime të dhunshme.
Palestinezët akuzojnë Izraelin se po përpiqet të judaizojë qytetin e shenjtë, të cilin ata e duan si kryeqytet të shtetit palestinez./mesazhi