Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Mbreti Abdullah dënon sulmet izraelite në xhaminë Al-Aksa | |
- Mbreti Abdullah II i Jordanisë, ka dënuar veprimet e fundit të Izraelit në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, raporton Anadolu Agency. Pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry në Aman, nga zyra e Mbretit kanë njofton se Abdullah II bëri thirrje për t'i dhënë fund serisë së sulmeve Izraelite, në vendin e shenjtë, në Jerusalem. Mbreti i Jordanisë, siç bëri të ditur, i ka thënë Kerry-t se mënyra e vetme për të arritur paqen është "shteti palestinez në kuadër të kufijve ekzistues para vitit 1967, me kryeqytet Jerusalemin Lindor." Kerry në deklaratë tha se vlerëson përpjekjet e Jordanisë për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme, si dhe rolin e këtyre vendeve në koalicionin ndërkombëtar për të luftën kundër organizatës terroriste ISIL. Më parë këtë muaj, Jordania, vend i cili, në bazë të marrëveshjes së paqes të arritur në vitin 1994 me Izraelin janë shtetet përgjegjëse për vendet e shenjta në Jerusalem, thirri ambasadorin e saj të shpreh kundërshtimin për shkeljen e marrëveshjes nga pala izraelite në Jerusalemin Lindor. Për muslimanët, Al-Aksa është një nga tre vendet e shenjta. Hebrenjtë, në të njëjtën kohë, këtë vend e konsiderojnë "Mali i Tempullit", duke pretenduar se më parë aty ndodheshin dy tempuj hebraik. Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor gjatë luftës në Lindjen e Mesme në vitin 1967. Në shtator të vitit 2000, kur politikani kontravers izraelit Ariel Sharon vizitoi Al-Aksën, ishte iniciuar ajo me vonë u quajtur "Intifada e dytë" kryengritjen kundër pushtimit të gjatë dhjetëra vjeçarë të Izraelit, nga i cili u vranë mijëra palestinezë. (AA).:
| |
|