Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Ushtarët izraelitë përdhosin xhaminë e Shenjtë Al-Aksa | |
- Njoftohet se ushtarët izraelitë që nga viti 1967 për herë të parë kanë hyrë në xhaminë Al-Aksa deri në hyrjen e poshtme të kupolës, ku ndodhen vendet kryesore të kompleksit, duke shkelur dhe përdhosur vendet e veçanta në xhami, raporton Anadolu Agency. Drejtor i Departamentit të fondacioneve islamike dhe drejtuesi i xhamisë Al-Aksa, Azzam el-Hatib, në një deklaratë për gazetarin e AA tha se: "Afërsisht 300 ushtarë izraelitë kanë dhunuar xhaminë Al-Aksa. Disa prej ushtarëve kanë hyrë me çizme brenda xhamisë duke përdhosur edhe vendet e veçanta në të. Hatib duke theksuar se ushtarët izraelitë që nga viti 1967 për herë të parë hyjnë në xhami. "Ky është një hap shumë i rrezikshëm, është një gjendje e papranueshme dhe Izraeli do të vuajë pasojat e kësaj". Xhamia Al-Aksa e cila gjendet në Jerusalem cilësohet si Kibla e parë e myslimanëve. /aa/:
| |
|