Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ana tjetër e themeluesit të Apple Babai i vërtetë Steve Jobs-it ishte musliman Sat 15 Oct 2011 - 11:27 | |
| Abdul Fattah Xandali, babai i vërtetë (biologjik) i Steve Jobs-it e theu heshtjen. Tani ai është penduar për veprën e kryer nga ai. Ai ndjehet i penduar që djalin e tij e ka njohur përmes mediumeve. Gjatë kohë Abdul Fattah Xhandali nuk e ka ditur që ai është babai biologjik i themeluesit të Apples, Steve Jobs.
Sikur të kishte shkuar gjithçka në rregull Steve Jobs (i cili njihet me këtë emër) ai dot ish thirrur Jandali. Themeluesi i Apples, i cili vdiq më 5 tetor, nuk është djali biologjik i Clara dhe Paul Jobs nga San Francisko. Ai në këtë botë erdhi si fëmijë nga Abdulfattah Xhandali, i lindur në Siri, dhe nga amerikanja Joanne Schieble. Menaxheri dhe lektori i dikurshëm, sot është 80 vjet dhe është një myshteri (klient) i entuziazmuar i Apples.
Dy fëmijë të famshëm dhe nderi familjar
Problemet kishin filluar qysh para lindjes së Steve Jobsi-t. Xhandali që e kishte prejardhjen nga një familje e pasur siriane,shkoi në vitin 1952 në Shtetetet e Bashkuara te Amerikës për të mbaruar doktoraturën e tij në Universitetin e Wisconsit. Ai u dashurua në Joanne Schieble, e cila pas dy viteve mbeti shtatzënë. Babai i saj nuk donte të dëgjonte për një marrëdhënie me një sirian. ”Prindi i shoqes sime ishte tepër konservativ dhe nuk lejonte që ta martojë atë”, ka deklaruar Xhandali për gazetën ,,El Hayat”.
Abdul Fattah Xhandali dhe Stiv Xhobsi
“New York Post” e citon Xandalin ku thotë se Joanne e ka dhënë fëmijën për adoptim për të mos turpëruar (apo të dëmtojë) familjen e saj. Ai vetë do ta kishte mbajtur fëmijën, por e respektoi dëshirën e saj. Pas kësaj vdiq babai i Joanne Schieble. Fëmijën e parë të tyre e kishin humbur, por rruga për martesë dhe për fëmijën tjetër Mona ishte tash e hapur. Gjithashtu, edhe Mona u bë më vonë e famshme si Mona Simpson, një autore amerikane dhe eseiste.
“Për suksesin e fëmijëve të mi nuk kam kontribuar asgjë”, tha Xhandali. Katër vjetë pas lindjes së Monës prindërit u divorcuan. Që ai është babai i të famshmit Steve Jobs, këtë me gjasë e ka mësuar në vitin 2005, por nuk i kujtohet më se si ka ardhur deri te ky informacion. “Kjo ka qenë një tronditje e madhe për mua” është shprehur ai. Me sa duket ai nuk i kishte treguar askujt për këtë. Ai nuk donte të bie në dyshim, ta zbukuronte veten me penda të huaja.
Xhandali filloi që djalin e tij ta shikojë vetëm nëpër filma. Kur kishte kuptuar që Steve Jobs është i sëmurë, herë pas here, i dërgonte nga një e-mail, duke i shkruar: “Shpresojë që ndjehesh më mirë”. Sipas Xhandalit, Steve dy herë ia ka kthyer përgjigjen, duke i shkruar “Ju faleminderit”.
Në një intervistë të dhënë në muajin gusht, Xhandal ka thënë: “Unë shpresoj që ai të kthehet (t`më afrohet), përpara se të bëhet vonë. Edhe sikur vetëm një kafe të pija me të, kjo dot më bënte shumë të lumtur.”
Burimi: Islam.de
Për Portalin Breziiri.com: Sejdije Shabani | |
|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Ana tjetër e themeluesit të Apple Babai i vërtetë Steve Jobs-it ishte musliman Sat 15 Oct 2011 - 16:38 | |
| Nuk e di me duket pak sa e pabesushme por dhe mund te ndodh ...cka nuk bon vaki sot per sot ... Ndersa per Steve Jobs lindi e vdiq Jahudi ..Zoterilleku i kti ishte vetem paraja asgje tjeter .... | |
|