Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Egoja dhe Karakteristikat e saj Sun 16 Oct 2011 - 17:05 | |
| Forma jonë është egoja: është pikërisht kjo paaftësi e mistershme për të qenë diçka tjetër nga vetvetja, dhe njëkohësisht paaftësia për të qenë plotësisht vetëvetja dhe jo “tjetër përveçse Vetja”, Por realitety ynë nuk na lë zgjehdje dhe na detyron të “bëhemi çka jemi”, ose të mbetemi çka nuk jemi.
Emperikisht, egoja është një ëndërr, në të cilën ne vetë ëndërrojmë vetëveten;përmbajtjet e kësaj ëndrre, të ndikuara nga mjedisi rrethues, janë në thelb vetëm pretekste, ngaqë egoja dëshiron vetëm jetën e saj: Çfarëdo që mund të ëndërrojm, ëndrra jonë është gjithmonë një simbol për egon, e cila dëshiron të dëshmojë vetveten; një pasqyrë që mbajmë përpara “Unit” dhe e cila e pasqyron jetën në mënyra të shumta.
Kjo ëndërr është bërë natyra jonë e dytë: është e thurrur me imazhe dhe prirje,elemente statike e dinamike në kombinime të panumërta: imazhet vijnë nga jashtë dhe shkrihen në substancën tonë;prirjet janë përgjigjet tona ndaj botës përreth;kur e jashtëzojmë veten, krijojmë një botë në imazhin e ëndrrës sonë dhe ëndrra e objektivizuar në këtë mënyrë na kthehet, dhe kështu pareshtur, derisa mbyllemi në një lëmsh, ndonjëherë të pazgjidhshëm, të ëndrrave të jahstëzuara apo të materializuara dhe të materializmit të brendësuar.
Egoja është si mulli uji, rrota e të cilit, nën drejtimin e rrymës botës dhe jetës kthehet dhe përsërit vetveten palodhurazi, në një vargh imazhesh gjithmonë të ndryshme dhe gjithmonë të njëjta.Bota e saj: është si “Substanca e vetëdijes”, pra Vetja, të ketë rënë në një gjendje që mund të zbërthehet në shumë mënyra të ndryshme dhe ti shkaktojë aksidenca të pafundme e dobësi; ç`është e vërteta, egoja është injorancë e ngecur në mënyrat objektive të padijes, sikurse koha e hapsira.
E çfarë është koha, në mos padituri rreth asaj që do të ndodhë “më pas”; apo hapësira, në mos injorancë ndaj asaj që na I tejkalon shqisat? Po të ishim “vetëdije e kulluar”, si vetja, do të ishim “gjithmonë” dhe “kudo”; domethënë nuk do të ishim “UNI”, sepse, në aktualitetin e tij empirik, ai është fund e krye një sajim hapsinor dhe kohor.Egoja është injorancë ndaj asaj çka është “tjetër”; e gjithë ekzistenca jonë është thurje në tokë dhe të ndarë në njëmijë e një pjesë; ne vërejmë limitet që na rrethojnë dhe dalim në përfundimin se jemi fragmente të vetëdijes dhe qenies.
Materia na mbërthen si një lloj paralize, na imponon rëndesën e një materiali dhe na ekspozon ndaj mjerimeve të papastërtisë e vdekshmërisë ; forma na përcakton sipas një modeli të caktuar , na imponon një maskë të caktuar dhe na shkëputë nga tërësia, me të cilën jemi mëse të lidhur, ndonëse kur vdesim na lëshon siç lë pema t`i bien frutat;si përfundim , numri është ai që na përsëritet brenda vetvetes sonë, ashtu si rreth nesh dhe, duke na përsëritur na bën të larmishëm, ngaqë dy gjëra nuk mund të jenë absolutisht identike ; numri e e përsërit formën si me magji, dhe forma bën të larmishme numrat dhe kështu I duhet të krijojë vetveten rishtas, sepse I Gjithmundësishmi është I pafundëm dhe duhet ta shpalosë pafundësinë e Tij.
Por egoja është vetëm shumësi së jashtmi në laminë e shpirtërave , është gjithashtu e ndarë brenda vetes në larmi në pritje dhe mendimeve, gjë që nuk është vuajtjka jonë më e vogël; për të “dera është e ngushtë” dhe “një pasanik e ka të vështirë të hyjë në mbretërinë e qyejve”.Dhe përsa të jemi “jo të tjerë” nga Vetja, jemi të dënuar në përjetësi. Pafundësia na rri në pritë dhe ja pse duhet të rigjejmë qendrën, vendin ku pafundësia është lumnim.Ferri është përgjigja ndaj periferisë, e cila e bën vetveten qendër, ose të mizerisë që uzurponlavdinë e unitetit; është përgjigja e Realitetit ndaj egos që dëshiron të jetë absolute, dhe e dënuar të jetë e tillë pa qenë e aftë të jetë e tillë ...Qendra është Vetja “e lirë”, mose më saktë ajo që nuk ka reshtuar së qeni e lirë përjetësishtë e lirë. | |
|