Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Gjermani Një tempull i përbashkët për tri religjione Mon 17 Oct 2011 - 11:05 | |
| Të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë do të ndërtojnë një tempull multireligjioz në Berlin, i cili do të jetë i hapur edhe për ateistë (jo besimtarë), transmetoi sot agjencia informative fetare VIA.
Përfaqësuesit e tri komuniteteve fetare nënshkruan marrëveshjen për themelimin e “Shtëpisë për falje dhe arsimim” në qendër të Berlinit, ku do të jenë tri hapësira të ndara për falje, derisa hapësirat e tjera do të jenë të përbashkëta.
Kjo iniciativë është vlerësuar si “projekt trimërues” dhe ai ka hasur në mbështetje të autoriteteve të kryeqytetit gjerman.
Më shumë se gjysma e qytetarëve të Berlinit (59 për qind) nuk i takojnë asnjë konfesioni, derisa protestantë ka 21 për qind, katolikë 9, myslimanë 6 dhe hebrenj 0.3 për qind. | |
|