Beteja e ujqërve
Gjyshi po i tregonte nipit të tij tregimin për betejën që zhvillohej brenda tij. Ai i tha:
- Nipi im, beteja brenda meje është një betejë ndërmjet dy ujqërve. Njëri prej tyre është shumë i keq, plot zemërim, zili, hidhërim, lakmi, pikëllim, arrogancë, hipokrizi, fajësi, zemërim, inferioritet, plot gënjeshtra e krenari të rrejshme, mburrje dhe egoizëm - dhe vazhdoi
- Ndërsa tjetri është aq i mirë, plot mendim në Allahun, besimplotë, i devotshëm, ia ka frikën Allahut, ka kënaqësi, qetësi, dashamirësi, keqardhje, dashuri, është i mëshirshëm, ka shpresë, është plot gëzim, përulje, bamirësi, ndjeshmëri, bujari e sinqeritet.
Nipi mendoi në këtë një çast dhe pyeti:
- Gjysh, cili ujk do të fitojë betejën?
Gjyshi iu përgjigj:
- Ai të cilin e ushqej më shumë.
Përktheu: Bekim Rrahim