Fudajl bin Ijadi, është shembull i bukur për zemrën e besimtarit.
E panë Fudajl bin Ijadin duke qarë njëherë.
Dhe e pyetën: " Pse po qan?"
Ai u përgjigj:
" Qaj se më erdhi keq për një musliman të shkretë që më bëri padrejtësi! Gjithë hallin e kam se mos turpërohet në kiamet, në ditën e llogarisë! "
O vëlla dhe motër e nderuar:
- Tregoni mëshirë dhe dhembshuri edhe për mëkatarin.Duke iu folur atyre jo me gjuhën e ftohtë dhe helmuese të gjarpërit, por me gjuhë mëshire, për t'ja fituar zemren!
- O shok! Ti që je në këmbë, kape për dore atë që është rrëzuar për ta ngritur në këmbë! Shih të bësh mirë!
" E rëndësishme është të mund të bëhesh me natyrë trandafili. Pra, jo të shohësh gjembat në bahçen e kësaj bote dhe, duke u prekur prej tyre, të bëhesh edhe ti një gjemb, por, edhe sikur të fryjnë erëra dimri, t’i ledhatosh ato me ngrohtësi pranvere duke u bërë një trëndafil për tërë botën..."
Selamu Alejkum ...!
] Shkruan: Bujamin Salija ]