Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Që të jesh për ata që janë pas teje mësim,'' Oj Siri mos ke frikë ...pas Gadhafit, Beshari do të ikë !!! Wed 26 Oct 2011 - 13:41 | |
| -Kjo fjali është pjesë e citateve fisnike të Kuranit që flasin rreth asaj se çfarë i ka thënë meleku të cilin Allahu xh.sh e kishte dërguar për t'i marrë shpirtin Faraonit, thotë Allahu xh.sh ''E kur at e arriti fundosja tha: Kam besuar se nuk ka Zot tjetër pos Atij qe i kanë besuar të bijtë e Israilit, dhe unë jam prej myslimanëve. A tani? E më parë ishe prej mëkatarëve dhe mizorëve. E sot do te të shpëtojmë me trupin tendë që të jesh për ata që do të vinë pas teje mësim, e më të vërtetë shumë prej njerëzve nga mësimet tona janë të pa vëmendshëm ''-Junus 90-92.
- Ishte dëshirë e Allahut xh.sh që vdekjen e Faraonit të e bëjë të çuditshëm dhe misterioz mësim dhe shenjë për ata që vijnë pas tij, duke e ditur së ishte ai i cili pretendonte se ishte Perëndi dhe se meritonte adhurim, ishte i dhunshëm, kryelartë, shkatërrues dhe mizorë.
- E po ashtu edhe shkatërrimi i Gadhafit erdhi gjurmëve të Faraonit, në dhunë, kryelartësi, shkatërrim, dhe mizori, me një fjalë me ''Faraonllakun'' e tij, e edhe fundi i tij ishte i për afërt me fundin e Faraonit, ishte mësim për ata që janë pas tij nga pasuesit, vëzhguesit dhe servilet.
- Në fillim të kryengritjes së popullit libianë kundër pushtetit, Gadhafi i kishte fyer ata, i kishte cilësuar si krimba, karkaleca, minj e çdo gjë tjetër që kishte për qëllim nënçmim dhe poshtërim, por kur protestuesit arritën që ta pastronin vendin prej tij dhe mbetjeve të tij dhe arritën që ta izolonin në qytetin e Sirt, që do të bëhej edhe qyteti i rënies së kokës së tij, filluan që ta kërkonin nëpër shtëpi, ndërtesa, gërmadha e gjetiu, më në fund e gjeten, por ku..??
- Në një vend të çuditshëm, në ''Tubacion'' për derdhjen e ujërave, vend në të cilin nuk jeton askush pos atyre krimbave, karkalecave dhe minjve!! I Lartësuar është Allahu xh.sh, i cili i poshtëron kryelartët, i nënçmon diktatorët dhe zullumqarët.
-Pas tërheqjes së tij nga këto tuba, ishim dëshmitar të pamjes së tij se si gjaku ia mbulonte fytyrën dhe kokën, gjak që rridhte nga trupi i tij, e ata e hidhnin sa majtas-djathtas duke lozur e goditur, ndërsa ai i ngjasonte një lodre në duart e tyre.
- Ai kishte mbytur me mijëra njerëz të pafajshëm nga populli i tij, por i gjori, ah sikur të mund të regjistronte ndjenjat e tij derisa e hidhnin në mesin e tyre, që të mund ta dinim se çka mendonte në çastet e fundit të jetës së tij, e kur pas mbytjes e hodhën në veturë për ta dërguar në spital që të ua mundësonin njerëzve ta shihnin dhe të çuditeshin !! E kishim parë po ashtu edhe kufomën e tij thuajse lakuriqe, gjaku që ia mbulonte trupin, plumbat që ia kishin shpuar kokën dhe trupin e tij, ja kështu i kishte ardhur fundi edhe këtij diktatori që donte të ishte i përjetëshëm.
- Kur e pashë kufomën e tij të shtrirë në dyshemenë e spitalit, mu kujtuan këto citate Kuranore nga kaptina Junus, dhe nuk e kisha vëne re vetën se po i lexoja këto citate duke ndaluar pikërisht në fjalinë '' Dhe sot do te të shpëtojmë me trupin tënd që të jesh për ata që do të jenë pas teje mësim ''.
- Ata që janë pas '' Gadhafit '', ata që e kishin parë në tubacione uji, ata që e kishin parë se si hidhej nëpër duart dhe këmbët e kryengritësve, dhe ata që e kishin parë të hedhur në dyshemenë e spitalit, pavarësisht se a janë arab apo të huaj, mysliman apo jo, udhëheqës apo të udhëhequr, ishin të çuditur...??!! por nga ky mësim i quajtur '' Gadhafi '' nuk do të merr mësim askush pos besimtarëve, zotërues të udhëzimit Kuranorë.
- Të shumta janë mësimet e nxjerra nga ky fund i Gadhafit, e që shpresojë që ti vëmë re...
- Më ka çuditur shumë një thënie e heronjve kryengritës të Sirisë, që thoshin:
'' Oj Siri mos ke frikë ...pas Gadhafit, Beshari do të ikë !! | |
|