Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Të gjithë për një vend,Një vend për të gjithë Sat 5 Nov 2011 - 19:28 | |
| "Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo e, kush nuk e beson, (ai nuk e viziton); Allahu nuk ka nevoj për (ibadetin që bëjnë) njerëzit (Ali Imran,97) Siç ka rregulalt dhe obligimet e veta çdo ibadet-adhurim, ashtu edhe kryerja e haxhit ka disa trajta që i japin një kuptim të mirfilltë për të qenë i vlefshëm.Pra, meqë ibadetet kanë një aspekt shpirtëror, moral e material edhe haxhi i përmban këto aspekte, duke dalë në pah më shumë aspekti material, ngaqë haxhi, si obligim, nuk lejohet të kryhet në ndonjë vend tjetër,veç në Mekke Mukerreme, në një kohë të caktuar e jo jashtë saj.Haxhi, si obligim i pashmangshëm, është vërtetuar sipas Kur`anit, sunnetit dhe me argumente nga marveshja e dijetarëve.Pas një polemizimi, dhe, në fund, me realizimin e marrëveshjes së Hudejbije në mes muslimanëve dhe mushrikve,Allahu (xh.sh), urdhëron haxhin dhe tregon normën e tij në mënyrë të detajuar. "E kryeni haxhin dhe umren për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t'ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi është: agjërim, sadaka ose kurban. E kur jeni të sigurt, ai që bënë umren para haxhit (duhet therrë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto janë dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk e kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra kini dro All-llahun dhe dijeni se All-llahu është ndëshkues i rreptë. (Bekare,196)Haxhi është një ibadet i veçantë që ia arrit dhe ia shton edhe më tepër muslimanit bindjen tek Allahu, e afron atë edhe më shumë tek Ai dhe e formon , duke i dhënë energji dhe ebsim të thellë. Ai është një mjet që ia lehtëson muslimanit udhëtimin e tij drejt ahiretit.Që nga momenti kur personi ka bërë nijet,haxhi e edukon dhe e kalit muslimanin, duke i dhënë një trajtë tjetër jetës së tij shpirtërore.Me këtë vizitë,Myslimani bën një hap të ri në jetën e tij,hap një kalendar të ri në jetën e tij, hap një kalendar të ri në hap të ri në hapat e tij të jetës dhe e bën atë më bujar nga ç`ishte më parë.Kur të arrijë para Madhërisë së Krijuesit, robi shpreh gabimet e tij, duke kërkuar faljen dhe mëshirën e Allahut (xh.sh), duke u penduar me një pendim të sinqertë të papërsëritur më pas.Haxhi i bën njerëzit të një shkalle, duke i obliguar ata që të zhvishen nga veshja e dynjasë dhe të kenë një veshje të njëjtë.Kjo veshje quhet ihram, pra të gjithë në një nivel, pa dallim kombësie, ngjyre apo karriere.Ai ecën mbi një vend të shenjtë dhe historik, duke kujtuar momentet e ibrahimit a.s dhe familojes së tij e, më pas, duke kujtuar, poashtu edhe kohën e Muhammedit a.s dhe kryerjen e këtij obligimi nga ana e tij.Përveçse është në favor të vetë haxhiut, në të njëjtën kohë haxhi mbledh muslimanët në një vend, që ata të njihen me njëri-tjetrin dhe të kriojojnë një afërsi vëllazërore. | |
|