Intervistoi: Valbona ZUNÇE Reis-ul-Ulema, meqë jemi në muajin e bekuar
dhe të shenjtë të Ramazanit, për lexuesit e revistës “Hëna e Re”
fillimisht na thoni se cilat janë obligimet parësore dhe rëndësia që
duhet t’i japim gjatë këtij muaji?Reis-ul-Ulema: Obligimet parësore të agjërimit, i
cili duhet të jetësohet në përjashtim të atyre kategorive të cilat
Allahu Fuqiplotë lejon që ato të mos t’i nënshtrohen këtij obligimi,
përkohësisht ose në formën e përhershme. Kjo do të thotë se vetë
sistemi juridik islam, përkatësisht normat e sheriatit që merren me
këtë problematikë, theksojn kategori të ndryshme të cilët lirohen nga
ky obligim parësor. Është me rëndësi të theksojmë se i tërë ky muaj
është muaj paqeje, dashurie dhe respekti mes njerëzve, muaj në të cilin
rritet ndërgjegjja e humanitetit, pra është me rëndësi që çdo besimtar
musliman t’i kushtojë vëmendje të posaçme, të respektohen të gjitha
karakteristikat e këtij muaji, e sidomos të ruajë pastërtinë e
adhurimit ose ibadetit madhor që quhet agjërim.
Kemi hadithe të cilat na tërhjekin vërejtjen e
vigjilencës sonë ndaj agjërimit. Ja vlen të përmendim një thënie, një
porosi gjenerale nga Muhamedi a.s i cili thotë se: “ Ai i cili nuk
braktisë rrenën, shpifjen, veset e këqia në tërësi, nuk ka nevojë të
braktis apo të apstenon nga ushqimi, pijet dhe të gjitha ato që e
atakojnë agjërimin”. Nga ky hadith çdo besimtar duhet të kuptojë se
agjërimi i vërtetë dhe i plotë është vetëm ai i cili respekton të
gjitha porositë e dedikuara për të. Shfrytëzoj rastin që të gjithë
besimtarëve muslimanë kudo që gjenden dhe lexuesve të Hëna e Re t’ua
uroj këtë muaj të bekuar, përndryshe muaj i dritës, fajles,
ngadhënjimit, i mrekullisë së pavdekshme siç është Kur’ani famëlartë,
pra muaji i Ramazanit me një dëshirë që Allahu xh.sh të na ndihmoj që sa
më lehtë e më mirë të përjetojmë këtë muaj dhe të përcjellim ashtu si e
meriton dhe krejt në fund duke u bazuar në veprimin tonë të presim
shpërblime të çmuara nga Allahu i Plotëfuqishëm.
Me çfarë aktivitete BFI-ja, do të realizojë planëprogramin e Ramazanit për vitin 2011?Reis-ul-Ulema: BFI në bashkëpunim me organet bazë
të saja siç janë 13 myftinitë dhe institucionet edukativo-arsimore të
ciklit të mesëm dhe atij të lartë, përgatitën një planëprogram të
përbashkët të cilin me forcat teologjike vëndohen në realizimin e këtij
planëprogrami dhe si çdo vjet edhe këtë vit kemi bindje se në asnjë
moment nuk mund të vijë në pikëpyetje realizimi i programeve të organeve
dhe institucioneve të BFI qofshin ato të karakterit lokal apo atij
gjeneral- qëndror. Aktivitetet janë të llojllojshme ato përcillen përmes
vizitave që u bëhen xhamiave përkatësisht xhemateve tona duke mbajt
ligjerata të ndryshme, tribuna me karaktere të ndryshëm dhe dhënia e
udhëzimeve se si duhet besimtarët tonë të sillen në jetën e përditshme
si në familje ashtu edhe në shoqëri.
Aktivitete të bujshme realizoni në
Maqedoni, por gjithashtu edhe në diasporë. Na flisni pak me theks të
veçantë për qëllimin dhe domethënien e aktiviteteve më të rëndësishme që
do t’i realizoni këtu dhe në diasporë?Reis-ul-Ulema: Aktivitetet të cilat BFI i ushtron
gjatë muajit të Ramazanit janë të nduarnduarta dhe ato nuk përqendrohen
vetem në vend, përkatësisht këtu brenda R.M, por këto aktivitete
përcillen me shumë seriozitet dhe jashtë vendit, që ne atë e quajmë
diasporë, duke i përfshirë të gjitha kontinentet. Këtë aktivitet të
fundit, pra fjalën e kemi për diasporën, BFI lejon me dekret apo
autorizon me dekret kategorinë e mirëfilltë të teologëve, siç janë
profesorët e Medresesë Isa Beu dhe të Fakultetit të Shkencave Islame
gjatë tërë Ramazanit të jenë në diasporë. A shpesh herë në ndihmë të
tyre gjatë muajit të bekuar të Ramazanit dërgojmë edhe delegacione të
tjera. Dhe, përmes kësaj platforme BFI gjithnjë ka qenë ngadhënjyese në
rezultatet e saj pozitive. Kështu që vazhdimisht nga diaspora kemi
marrë shkresa falënderuese dhe mirënjohje të ndryshme për rezultatet e
dhëna nga BFI.
Si është duke u zhvilluar zinxhiri i bashkëpunimit me diasporën dhe Myftinitë në vend?Reis-ul-Ulema: Zinxhiri i bashkëpunimit mes
qendrës, përkatësisht Rijasetit të BFI dhe Myftinive në vend është i
mirëfilltë dhe tejet lakmueshëm, prandaj fundi na tregon se ky zinxhir
është shumë i fuqishëm, ndërsa për fuqinë e këtij zinxhiri gjithnjë na
flasin rezultatet konkrete. Sa i përket diasporës, BFI ka një
bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe permanent, mbahet komunikimi mes
BFI dhe qendrave Islame në të gjitha kontinentet. Këtu mund të
përmendim i kontribut të jashtëzakonshëm për mbajtjen e lidhjeve japin
edhe personat që kanë autorizimin e BFI në cilësi të koordinatorit, të
cilët meritojnë falënderimet tona për veprimtarinë e tyre, psh. për
Zvicër haxhi Sali Bajrami, për Gjermani, Zulhajrat Fejzullahu, për
shtetet Skandinave, Abdurahim Kurtishi, a njëherit falënderimet u
takojnë të gjithë kryetarëve të qendrave dhe imamëve tanë në ato qendra
të cilët janë zinxhir i pashkëputur nga BFI, për gjithë atë që bëjnë e
lusim Allahun Fuqiplotë t’i shpërblen nga thesari i Tij i pashtershëm.
Më në fund shpresojmë se zinxhiri i bashkëpunimit me diasporën do të
fuqizohet edhe më shumë sepse ato janë pjesa jonë të cilët nevoja i ka
detyruar të gjinden atje ku janë. Por, ne sipas parimeve islame duhet të
funksionojmë si një organizëm.
Edhe pse jemi në fillim të muajit të
shenjtë dhe të bekuar të Ramazanit, vallë a kanë besimtarët mysliman
para përfundimit të këtij muaji ndonjë obligim fetar?Reis-ul-Ulema: Para përfundimit të këtij muaji të
bekuar të Ramazanit të gjithë muslimanët që plotësojnë kushtet kanë
obligim të japin sadakanë e cila quhet Fitër, dhe atë pamarrë parasysh
se a kanë agjëruar ramazanin apo jo. Nga një arsye të madhe se dhënia e
Sadekatul-fitrit ka përqëllim tejkalimin e mangësive që mundet agjëruesi
i Ramazanit t’i ketë bërë ose për qëllime të nevojave të ndryshme siç
është ndihma e atyre që kanë nevojë të ndihmohen, zbutja e varfërisë
etj. Prandaj, askush në familje muslimane nuk mund të përjashtohet nga
dhënia e Sadekatul-fitrit. Këtë obligim besimtarët muslimanë duhet ta
zbatojnë me bindje dhe devotshmëri të plotë. Dhënien e Sadekatul-fitrit
shumë bukur e përpunon Kur’ani famëlartë ku i numron tetë fonde, por më i
preferuari dhe gjithë përfshirës është fondi i teti që Allahu Fuqiplotë
e emërton me termin” Rruga e Zotit”, andaj Bashkësitë Fetare Islame të
trojeve Ballkanike, përkatësisht të Evropës Juglindore, kanë një
qëndrim unanim për të mirën e jetës fetare Islame e sidomos për të mirën
e zhvillimit edukativo-arsimor e shkencor nga besimtarët që këtë
sadaka obligative të e japin në institucionet fetaro- arsimore qofshin
ato të ciklit të mesëm ose lartë, siç janë medresetë edhe për meshkuj
edhe për vajza, si dhe Fakulteti i Shkencave Islame. Besimtari i drejtë
dhe i devotshëm pafije dyshimi duhet të zbatojë fetvanë institucionale
që sjellin BFI-të e vendit dhe askujt nuk i lejohet që në mënyrë
individuale, grupore apo private. Besimtarët tanë kanë një traditë
shumëvjeçare për këtë punë dhe parimisht këtë obligim e kanë zbatuar me
respekt të plotë, por viteve të fundit paraqiten persona, grupacione,
shoqata të ndryshme të cilat tentojnë të keqpërdorin për interesat e
tyre obligimet e domosdoshme të besimtarëve tanë siç është Sadakatul
fitër. Andaj apeloj tek të gjithë muslimanët e vendit, të jenë dhe të
mbeten institucional që me kontributet e tyre, qofshin vullnetare apo
obligative, të zbatojnë vendimet e organeve kompetente, Siç dihet BFI
është kategori kushtetuese në vendin tonë dhe e vetmja është e
autorizuar për t’i mbrojtur interesat e Islamit dhe muslimanëve.
Shpresojmë që duke marrë parasysh traditën, muslimanët tanë nuk do të
lejojnë që të keqpërdoren nga keqpërdorues të ndryshëm. Allahu ua
pranoftë agjërimin, a njëherit edhe obligimin e parafundit, siç është
Sadakatul fitri. Zoti e shpërbleftë me të mirat e Tij çdo besimtar që
zbaton obligimin e vet sipas normave dhe porosive islame.
Cila do të ishte porosia Juaj për të gjithë besimtarët në këtë muaj?Reis-ul-Ulema: Unë si nga pozita e Reis-ul-Ulemasë,
njëherit dhe në emrin e organëve më të larta kolektive të BFI, të
gjithë muslimanëve u kisha drejtuar me një porosi, që gjatë tërë këtij
muaji, pasi që i gjithë muaji është Ibadet, të jenë më të urtë, më të
devotshëm, t’i zbatojnë të gjitha obligimet e porositura parimisht e
veçanërisht në këtë muaj me një atmosferë të qetë dhe të pastër. Duke iu
shmangur të gjitha provokimeve që mund ta prishin atmosferën e këtij
ibadeti, duke iu sjell me urtësi, mençuri si në familje, në xhami dhe
përgjithësisht në shoqëri, këtë porosi e japim me një të vetmin qëllim,
që të ruhet ibadeti dhe madhështia e muajit të bekuar, të Ramazanit.
Dhe, në fund e lus Allahun Fuqiplotë si në emrin tim personal, njashtu
edhe në emër të të gjitha organeve dhe institucioneve të BFI që
besimtarët t’i shpërblejë me të mirat e Tij. Allahu ua pranoftë
agjërimin!
(Bim.org.mk)