Mbështetësit e presidentit egjiptian Muhamed Mursi janë duke planifikuar edhe më shumë aktivitete për të treguar mbështetje për president e tyre.
Aleanca Kombëtare për Mbrojtje dhe Legjitimitet, një koalicion kryesisht i partive islame, tha se dijetarët dhe predikuesit do të organizojnë një tubim jashtë xhamisë Al-Azhar në Kajro, pas namazit të drekës.
Mursi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, u largua nga ushtria më 3 korrik, pas protestave kundër tij.
Miliona përkrahës të tij kanë organizuar marshime, tubime, dhe protesta masive për të mbrojtur legjitimitetin e tij dhe rivendosjen në postin që i takon.
Një numër i ministrave të cilët kanë dhënë dorëheqje në shenjë proteste ndaj rrëzimit të presidentit, gjithashtu kanë planifikuar një konferencë shtypi në Xhaminë e Rabij el-Adevije.