Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Petku i Devotshmërisë Sat 5 Nov 2011 - 19:32 | |
| _ihram_200_200.jpg" border="0" alt=""/> Isha duke u shëtitur në një treg dhe papritmas pash një ihram [dy pëlhura të bardha me të cilat e mbulon veten haxhiu] emri i të cilit ishte Ihram “et-Teubeh” [ Pendimi ] dhe mendova në vete se sa shumë kemi nevojë ta mbulojmë trupin ton dhe zemrat tona me rrobat e pendimit sepse rrobat tona janë të mbushura me mëkatet tona të cilat për çdo dit nxihen nga to.
Një njeri i devotshëm thoshte: ” sikur të kishin gjynahet erë, askush nuk do të mund të më afrohej mua, nga kundërmimi i madh i tyre “
Andaj mëshira e Allahut është aq e madhe sa që në tokën e Tij çdo moment bëjmë mëkate nga më të ndryshmet dhe ajo prapë na mban, kurse nëse dikush bën rrëmujë në shtëpitë tona, nuk e durojmë dot dhe menjëherë e përzëmë…
O vëllezër të dashur dhe ju motra të nderuara a nuk ka ardhur koha që ti zgjedhim rrobat e zemrave tona ashtu siç i zgjedhim rrobat e trupave ton?
A nuk ka ardhur koha që ta zbatojmë këtë ajet Kur’anor: ” O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.” [ el-A'raf 26 ]
Kurse Abdullah b. Mes’udi r.a. bënte këtë dua: ” O Zoti ynë na mbulo me petkun e devotshmërisë, na bën të jetojmë me devotshmëri, na pajis me dituri, dhe na vdis kur të jesh i kënaqur me ne, dhe bëri xhenetet strehim për ne ” [ transmeton ibn ebi shejbeh]
Ndërsa Said b. Ebi el-Hasen r.a. lutej: ” O Zoti ynë na dallo me shenjat e besimit dhe na mbulo me petkun e devotshmërisë ” [ transmeton ibn ebi shejbeh]
Mjeku njihet nga petkat e tij, polici njihet nga petkat e tij, por besimtari i sinqertë nuk mund të njihet përderisa nuk e veshën petkun e devotshmërisë. ” Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes.” [el-fet'h 29]
Uniforma e devotshmërisë mund të jetë origjinale dhe false.
Është origjinale kur besimtari ia nënshtron zemrën e tij Krijuesit të tij dhe jetën e tij ia përkushton Zotit të tij, siç thoshte Ebu Sulejman ed-Darani : ” Bashkëpunoni me Allahun me zemrat e juaja”.
Kurse është false kur njeriu ia nënshtron zemrën e tij krijesave të Zotit të tij dhe punon sa për syefaqësi.
Një Tabi’i thoshte: ” Dyfytyrëshi i ngjan njeriut i cili ecën nëpër treg me një thes me gur në shpinën e tij, të gjithë mendojnë se ai ka blerë fruta dhe perime në treg, kurse në realitet ai e dërrmon veten e tij, dhe një dit kur të shqyhet thesi i tij njerëzit e kuptojnë marifetin e tij”
Kurse thirrësi i njohur islam Abdulhamid el-Kishk thoshte: ” Dyfytyrëshi e ka pamjen e engjëllit kurse brendësin e djallit, të takon me fytyrë të ebu Dherrit kurse zemrën e ka si të ebu xhehlit”
Ndoshta deri më tani e ke kuptuar ti o vëlla i dashur dhe ti oj motër e nderuar dallimin në mes rrobave origjinale dhe atyre false që e mbajnë emrin devotshmëri, andaj cilën do ta zgjedhësh nga këto të dyja, po me atë uniform do të dalësh para Krijuesit tënd.
Andaj për këtë i porosiste Isa a.s. popullin e tij me këto fjalë: ” O bijtë e Izraelit mos më ejani mua me rrobat e asketëve kurse zemrat i keni si zemrat e ujqve lakmitar, por vishni rrobat e mbretërve dhe zbutni zemrat e juaja me përkushtim ndaj Zotit tuaj”
Sa bukur na e mësonte i dërguari i Allahut mënyrën se si ta vendojmë këtë uniform duke na thënë: ” Adhuroje Allahun sikur ti e sheh Atë, edhe pse ti nuk e sheh, Ai ty të sheh ” [ transmeton Buhariu ]
Siç na tregonte me veprat e tij se si ta pastrojmë këtë rrobë vazhdimisht që ajo ta shtoj shkëlqimin e saj dhe të jetë sa më e pastër ” Pasha Allahun unë kërkoj falje prej Allahut dhe pendohem tek Ai në ditë më shumë se shtatëdhjetë herë ” [transmeton Buhariu]
Ky është dallimi nga rrobat tona të trupit se ato nëse i pastrojmë vazhdimisht ato e humbin shkëlqimin dhe vjetrohen por me petkat e devotshmërisë është e kundërta…
Kurse veçorit e kësaj uniforme janë: ” Kur Allahu e donë një njeri e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Unë e dua filanin andaj duaje edhe ti, dhe e donë atë Xhibrili, pastaj thërret në qiell dhe thotë: Allahu e do filanin andaj doajeni edhe ju, dhe e donë atë banorët e qiellit, pastaj ai do të ketë pranim [lehtësim] në tokë” [transmeton Muslimi]
Këtë privilegj e ka pronari i cili e mban uniformen e devotshmërisë në këtë botë.
A të duhet ndonjë privilegj më i madh se ky?
Shiko se çfarë të ka garantuar Allahu: ” Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën.” [ Jusuf 57]
Si dhe premtimi: “Shembulli (atributi) i xhennetit që u është premtuar të devotshmëve është: që nën (pallatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. Ai është përjetim i lumtur i atyre që ishin të ruajtur” [ er-R'ad 35 ]
E Imam Shafi’u r.a. thoshte: ” E mira e Dynjasë dhe Ahiretit është në pesë tipare: ” Pasuria e shpirtit, Parandalimi i padrejtësive, Përfitimi Hallall, Petkat e devotshmërisë dhe mbështetja në Allahun në çdo moment ”
O Zoti ynë rrobat tona janë grisur, zemrat tona janë prishur, punët tona janë keqësuar, veprat e mira janë pakësuar, mëshirën Tënde kërkojmë, që në rrugën e drejt të vazhdojmë, mos na le në mëshirë të armikut ton, se ai në zjarr do të na dërgon, por besimin ton forcoje dhe fenë Tënde ndihmoje, xhenetin Tënd kërkojmë edhe pse nuk e meritojmë…. Allahumme Amin.
Rijad Imeri | |
|