Të Dua
Java e 6-të:Të dua!
Muaji i 6-të: Normal që të dua.
Viti i 6-të: Sikur mos të të kisha dashur, do të të braktisja me kohë.
Ardhja në Shtëpi
Java e 6-të:Zemër, erdha unë!
Muaji i 6-të:Ç`kemi?
Viti i 6-të:Çfarë ka gatuar jot ëmë,more bir?
Troket Dera
Java e 6-të:Mos u trazo,e hap vetë.
Muaji i 6-të:A ta hap unë derën?
Viti i 6-të:A po e hap atë derë,moj?
Në Telefon
Java e 6-të:E dashur,po të kërkon motra në telefon.
Muaji i 6-të:Po të thërrasin në telefon.
Viti i 6-të:Telefooooniii.
Fëmijëria
Java e 6-të:Paske kaluar një fëmijëri me të vërtetë të vështirë.
Muaji i 6-të:Kjo nëna jote, sa e çuditshme bëhet nganjëherë.
Viti i 6-të:Ja ke këputur kokën sat çme.
Planet për pushime
Java e 6-të:Këtë verë do të shkojmë bashkë jashtë shtetit.
Muaji i 6-të:Këtë verë po shkojm në Velipojë.
Viti i 6-të:Çu bë këtu,të rrimë në shtëpi njëherë.
Dhuratat
Java e 6-të:Shpresoj të të pëlqejë kjo unazë.
Muaji i 6-të:Mora një kornizë fotografish, ndoshta na duhet ndonjëherë.
Viti i 6-të:Merri këto para e blej ç`të duash.
Ndarjet e mendimeve
Java e 6-të:Unë nuk jam fort i këtij mendimi.
Muaji i 6-të:Nuk mendon ashtu siç duhet.
Viti i 6-të:Mos fol marrëzira, pash Zotin!
Ushqimet
Java e 6-të:Kënaqem me këto ushqime, të lumshin duart!
Muaji i 6-të:Çfarë do të hamë sonte?
Viti i 6-të:Përsëri makarona?
Rrobat dhe Blerjet
Java e 6-të:Ky fustan të shkon shumë.
Muaji i 6-të:Ke blerë përsëri fustan tjetër?
Viti i 6-të:Sa e more këtë?
Kërkoj Falje
Java e 6-të:S`bëre gjë, që të kërkosh falje.
Muaji i 6-të:Ki kujdes pak më tepër!
Viti i 6-të:Dërr vërr, s`di gjë tjetër!
Shkrujti:Merjem Salihi
Marur nga Revista Zamaz Nëntorë 2011