Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Të shoqërohesh me gjarprin (ngjarje e vërtet) Fri 11 Nov 2011 - 23:52 | |
| Hazreti Sehl bin Abdullah Tusteri, një ditë të premte, duke ndenjur në shtëpi, i troket dera e shtëpisë. I kishte ardhur një vizitor.
Pasi u hap dera e shtëpisë, njeriu pa një gjarpër të madh brenda në shtëpi dhe u frikësua që të hyjë brenda. Hazreti Tusteri e vërejti këtë gjë dhe iu referua vizitorit:-Urdhëro e hyr o vëlla! Një njeri që frikësohet kaq shumë nga gjarpërinjtë e tokës, duhet të ketë edhe më shumë frikë nga gjarperinjtë e ditës së gjykimit.
Pasi që e mori gjarprin dhe e la në dhomën tjetër, e vazhdoi bisedën:-Nëse njeriu në këtë botë mund t shoqërohet me gjarpër, atëher gjarpërinjtë e varrit nuk mund të munden ta dëmtojnë atë.Edhe në fjalën, “Shokët tanë duhet të kalojnë mirë edhe me gjarpërinjtë”, domethënë se ekzistojnë kuptime të tilla të thella. Po, të kalosh mirë sot me njerzit, tek të cilët janë zhvilluar ndjenjat e kafshës dhe që u janë egërsuar egot (nefsi) dhe që përsëri të njëjtit t’i ngresh në virtytet e larta njerëzore, ka nevojë për një dritë, dashuri dhe butësi të tillë që do të ndikojë edhe tek gjarpërinjtë. | |
|