“Aman, O Zot! Aman, O Mennan! Shpëtomë nga marrëzitë e mëkateve të mia!”
Me qefin në kokë, arrita tek varri ku është shtrirë trupi im dhe duke shpresuar bërtas dhe e kthej kokën nga Mëshira jote:
“Aman! Aman! O Hannan! O Mennan! Shpëtomë nga barra e mëkateve!”
Hyra në varr, u mbështolla me qefin, shokët ikën dhe më lanë vetëm. Po pres, po i lutem Mëshirës Tënde dhe me sytë e mi po shoh se shpëtim dhe mbështetje përveç se tek Ty nuk ka! Nga shija e keqe e mëkateve të mia, nga sjellja e keqe kundërshtuese dhe nga ngushtësia e varrit, me tërë fuqinë time bër-tas dhe them:
" Aman! Aman! O I Gjithmëshirshëm! O Hannan! O Mennan! O Dejjan! Shpëtomë nga shoqëria e keqe të mëkatarëve dhe ma zgjero vendin!"
O Zot! Unë vetëm tek Mëshira yte kërkoj strehim. Mëshirë, e cila përfshin të gjitha botërat. Unë prej Teje nuk ankohem, por tek Ti padis nefsin tim!
O Krijuesi im Bujar! O Edukatori Mëshirëplotë!
Po nuk më pranove, teka dera Yte, tek cila derë të shkoj?!…
Pranoj se përveç Teje nuk ka Zot tjetër.
Me qefin në kokë, arrita tek varri ku është shtrirë trupi im dhe duke shpresuar bërtas dhe e kthej kokën nga Mëshira jote:
“Aman! Aman! O Hannan! O Mennan! Shpëtomë nga shoqëria e keqe, nga marrëzitë e mëkateve të mia, O Krijuesi im Bujar! O Edukatori Mëshirëplotë! "
[ Shkruan: Bujamin Salija ]