Njëherë në një ishull jetonin të gjitha llojet e ndjenjave:lumturia,mërzia,dituria dhe dashuria.
Një ditë të gjithëve ju njoftuan se ishulli do të fundoset dhe të gjithë ndërtuan aniet e shpëtimit përveç dashurisë.Dëshiroj të mbetet deri në momentin e fundit.
Kur ishulli gati u fundos dashuria vendosi të kërkoj ndihmë:Pasuria kaloi pranë saj në një anije të madhe.
Dashuria e pyeti:
"Pasuri,a më merr me vete?"
"Jo,nuk mundem" u përgjigj pasuria."Kam aq shumë ar dhe argjend në anije,sa që nuk ka vend për ty".
Dashuria e luti mërzinë që ta marrë:
"Mërzi më merr me vete në anijen tënde!"
"Oh dashuri,aq jam e mërzitur,dhe më duhet të jem vetëm.''
Lumturia kaloi pranë dashurisë por meqë ishte aq e gëzuar nuk e dëgjoi fare thirrjen e dashurisë.
Papritmas,dikush pëshpëriti:
"Eja dashuri,unë do të marrë.''
Ishte ky një plak i moshuar.
Aq e lumtur dhe e gëzuar dashuria harroi ta pyes plakun se ku po shkojnë.
Kur arritën në vendin e caktuar plaku shkoi rrugës së tij.E vetëdijshme sa i kishte borxh plakut dashuria e pyet një dijetar:
"Kush më ndihmoi dhe shpëtoi?"
"Ishte koha" u përgjigj dijetari.
"Koha?" u habit dashuria."përse më ndihmoi ajo?"
Dijetari qeshi dhe me urtësi iu përgjigj:
"Sepse vetëm koha është e aftë të kuptoj vlerën e vërtetë të dashurisë.