aksa Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 492 Data e regjistrimit : 13/04/2010 Mosha : 49 Nacionaliteti-Sheti : Suisse - Kosova
| Titulli: Aeroplani pa pilotë i SHBA-ve godet dhe i vret 17 civilë në Somali Thu 17 Nov 2011 - 8:35 | |
| Aeroplani pa pilotë i SHBA-ve godet dhe i vret 17 civilë në Somali 17 10 2011 Një aeroplan pa pilotë i SHBA-ve ka goditur dhe i ka vrarë të paktën 17 njerëz dhe u plagosën rreth 67 të tjerë në jug të Somalisë, raporton Press TV.
Sulmi ndodhi në një rajon civilë pranë qytetit të Dhobley në Somalinë jugore të martën. Somalia është një nga vendet ku Shtetet e Bashkuara kanë përdorur aeroplanë të tele-dirigjuar për të nisur sulme vdekjeprurëse me raketa. Në tetor, Uashingtoni pranoi se ka fluturuar mjete ajrore pa pilot nga Etiopia mbi disa vende të Afrikës Veriore. Ushtria amerikane ka përdorur avionët vrasës në Afganistan, Pakistan, Libia, Iraku, dhe Jemen. Uashingtoni pretendon se sulmet ajrore, të cilat janë të autorizuar nga Agjencia Qendrore e Zbulimit (CIA), ka për qëllim militantët, edhe pse shumica e sulmeve të tilla kanë rezultuar në viktima civile. Somalia nuk ka pasur një qeveri funksionale që nga viti 1991, kur ish-diktatori Mohamed Siad Barre u përmbys nga kryekomandantët. / Press TV / | |
|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Aeroplani pa pilotë i SHBA-ve godet dhe i vret 17 civilë në Somali Thu 17 Nov 2011 - 21:31 | |
| Mire eshte nje thenje ....''mos e drejto arrmen ke un se e mbush shejtoni '' | |
|