Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Acari godet Kanadanë dhe verilindjen e SHBA-ve | |
- Të paktën 16 persona humbën jetën nga stuhia dimërore që solli temperatura shumë të ulta, reshje dëbore dhe ngrica në Kanada dhe pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara. Meteorologet amerikane thane se temperaturat në pjesën verilindore mund te ndjehen deri ne minus 50 grade Celsius. Sipas tyre, ky i ftohtë nuk ishte parë prej 20 vjetësh. Prej Nju Jorkut në Cikago jane rregjistruar temperatura nga minus 20 grade deri në minus 30 gradë Celsius. Edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, De Blasio u përpoq të japë shembullin e tij duke pastruar dëborën përpara shtëpisë së tij. Pasojat e këtij të ftohti po ndjehen nga 140 milionë amerikanë, gjysma e totalit të popullsisë te shba-se. Autoritetet paralajmeruan banorët të qëndrojnë brenda shtëpive, për sigurinë e tyre dhe për të krijuar mundësinë për pastrimin e rrugëve. Shtetet i Ohajos, Dakotes se Jugut dhe Illinoit jane mes atyre qe do te goditen. Sherbimi meteorologjik tha se “nje ajer i ftohte nga Arktiku do te mbertheje te gjithe vendin, prej se shtunes deri te marten”. Në Kanada, dhjetëra mijëra persona në ishullin e Neëfoundland kanë mbetur pa energji elektrike pas zjarrit që përfshiu një transformator. Ne Kanada temperaturat shenuan -29 grade Celsius ne Toronto dhe -38 grade ne Kuebek, me te ultat e shenuara gjate ketyre dy dekadave. :
| |
|