Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Irani shpreson që Izraeli të bëjë gabimin që ta sulmojë Tue 22 Nov 2011 - 9:04 | |
| “Zhvillimi i kapaciteteve tona balistike nuk do të reshtë kurrë” tha omandanti i forcës ajrore-hapësinore të Gardianëve të Revolucionit, gjenerali Amir-Ali Haxhizadeh.
Komandanti i forcës ajrore-hapësinore të Gardianëve të Revolucionit, gjenerali Amir-Ali Haxhizadeh, u shpreh se Irani shpreson që Izraeli ta bëjë gabimin që ta sulmojë për ta dërguar regjimin sionist “në koshin e plehrave të historisë”, njoftoi sot agjencia Fars.
“Ne shpresojmë shumë që ai ta kryejë një veprim të tillë, sepse që prej shumë kohësh ka një energji të grumbulluar që ne shpresojmë ta përdorim për t’i dërguar armiqtë e islamit në koshin e plehrave të historisë”, deklaroi ai lidhur me disa kërcënime izraelite kundër objekteve bërthamore iraniane.
“Zhvillimi i kapaciteteve tona balistike nuk do të reshtë kurrë”, shtoi ai.
Javët e fundit, disa zyrtarë izraelitë kanë kërcënuar se do të sulmojnë objektet bërthamore iraniane. Irani e ka paralajmëruar Izraelin, por edhe Shtetet e Bashkuara se në rast sulmi do t’i kundërvihet jo vetëm Izraelit, por edhe interesave amerikane në rajon. (TRT) | |
|