Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Erdoan: Turqia do të bëjë atë që i takon lidhur me Sirinë | |
[center] Në kthim nga vizita në Iran, Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Lidhur me vlerësimet që janë bërë “për shtyrjen e takimit të Kryeministrit Rexhep Tajip me Presidentin e Iranit Mahmud Ahmedinexhad si një lëvizje politike të Iranit” Erdoan tha: “Një vlerësim të tillë unë e shikoj si qasje të gabuar. Pasi një njeri mund të mos jetë i disponueshëm, mund të jetë edhe i sëmurë”.
Pyetjes “A biseduat gjatë vizitës në Teheran për çështjen e Sirisë, të dërgimit të ndihmave humanitare për sirianët? Nëse ka qenë kjo pikë e agjendës së takimeve, si është qasja e Teheranit zyrtar, a është ajo pozitive? Kryeministri Erdoan iu përgjigj: “Për sa i përket çështjes së logjistikës, shikojmë që pala siriane për momentin nuk është e përshtatshme për këtë. Sepse Gjysmëhëna e Kuqe nuk ka marrë ende përgjigjet që pret nga autoritetet siriane, nuk mund të hedhë dot hapat që pret. Pasi kjo është një çështje ku haset edhe në vështirësi. Veçse lidhur me mbështetjen logjistike askush nuk e ka luksin që të thotë “Jo”. Edhe Irani nuk ka pasur, dhe nuk mund të ketë një qasje të gabuar, në veçanti në çështje të kësaj natyre”.
Kurse pyetjes “Asadi deklaroi se e ka pranuar Planin Anan. A mendoni se është i zbatueshëm ky plan?” Kryeministri Erdoan iu përgjigj me këto fjalë:
''Shikoni, për sa i përket Planit Anan me 6 pika, në fillim u tha “plani u pranua”, por që nga momenti që u deklarua kjo e deri tani vdekjet në Siri nuk kanë ndaluar. Humbjet në jetë njerëzish vazhdojnë ende. Këtu nuk është e nevojshme që të ngrihesh e të thuash që unë kam shpresa, unë pres të ndodhë diçka, kam pritshmëri në këtë apo atë drejtim. Sepse në Siri vazhdon vrasja e njerëzve. Duke qenë se për momentin gjendemi përballë një tabloje të tillë, unë personalisht nuk ushqej ende ndonjë shpresë”.
Z.Kofi Anan thirri në telefon për të biseduar. Në fakt do ta kishim realizuar dje këtë bisedë telefonike, por u vendos për nesër. Nesër do të bisedoj me Ananin. Të shikojmë se si është situata pas vizitës në Kinë dhe cilat janë vlerësimet, komentet e tij për momentin? Ne e ftuam të marrë pjesë në mbledhjen Miqtë e Sirisë që do të zhvillohet në 1 prill në Stamboll dhe i komunikuam që dëshirën tonë për të parë në këtë takim si Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, ashtu edhe Kofi Anan. Numri i vendeve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen është 71. Ky numër vazhdon të rritet. Takimin do ta realizojmë ditën e diel”.
I pyetur për takimin që pati me liderin fetar të Iranit, Ajetullah Ali Hamanej, Kryeministri Erdoan, tha se në këtë takim ai kishte vënë në dukje pritshmëritë e tij lidhur me hapat që duhen hedhur ndërmjet Turqisë dhe Iranit, ku kishte nënvizuar se këta hapa duhet të jetë të fuqishëm dhe të pasur.
Hamanej kërkoi që ndaj Sirisë të ndërmerret një hap në solidaritet. Një kërkesë e ngjashme na ka ardhur edhe nga Presidenti i Rusisë, Dimitrij Medvedev, tha Erdoan.
Kryeministri Erdoan tha ndër të tjera se Medvedevi kërkon që Rusia-Turqia dhe Irani të bëjnë diçka së bashku në lidhje me Sirinë.
"Ka hapa që duhen hedhur nga ne si Turqi. Nuk ka dyshim që ne do të bëjmë atë që na takon lidhur me këtë çështje. Pasi edhe takimi që do të mbahet ditën e diel përbën njërën prej dimensioneve të këtyre hapave”, sqaroi Erdoan./trt/ | |
|