Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Pas Francës, edhe Turqia kërcënon Sirinë me luftë | |
Pas Francës, edhe Turqia kërcënoi të enjten Sirinë me përdorimin e forcës, nëse një zgjidhje për krizën në vend nuk do të gjendet së shpejti.
Ditën e mërkurë, Ministri i Jashtëm i Francës, Alain Juppe, tha për herë të parë se “forca ndërkombëtare është një opsion”, për të detyruar qeverinë e Bashar al-Assad që të tërhiqet nga masakrat që realizon ndaj civilëve.
”Nëse Damasku do të krijojë trazira të reja në kufirin me Turqinë dhe shkelje të reja do të ndodhin, do të marrim masat të përshtatshme, si një vend sovran dhe një anëtar i NATO-s”, deklaroi kryeministri Erdogan.
Deklarata e Erdogan u bë gjatë një interviste eksluzive me rrjetin arab “Al-Jazira”. Në më shumë se një vit trazira në Siri, kanë qenë disa rastet në të cilat emigrantët janë sulmuar pranë kufirit të përbashkët apo në kampet e refugjatëve, në territorin turk.
”Turqia është një shtet me forca të fuqishme të armatosura. Siria duhet të ketë të qartë që në rast të dhunimit të ri të kufirit, reagimi ynë do të jetë shumë më i vendosur se më parë”.
Deklarata e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan erdhi në të njëjtën ditë në të cilën në Siri më shumë se 70 persona mbetën të vrarë në shpërthimet e qytetit të Hamës, ku beteja urbane vazhdon, pavarësisht armëpushimit në fuqi që prej mesit të prillit. /tch/ | |
|