Kryeministri i Turqisë, Recep Tayip Erdogan thotë se vendi i tij nuk dëshiron luftë me Sirinë, por është i vendosur që t’i mbrojë njerëzit dhe kufijtë e vet.
Këto komente Erdogan i bëri gjatë një konference për shtyp, disa orë pasi parlamenti turk miratoi vendimin për operacione ushtarake kundër Sirisë, transmeton REL.
Më herët gjatë ditës, Turqia kishte gjuajtur në drejtim të Sirisë për të dytën ditë me radhë, pas bombardimit të djeshëm të Sirisë në tokën turke, që la të vrarë pesë civilë turq, në një qytet kufitar.kohaislame