Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se Ankaraja nuk kishte në plan të sulmonte ushtarakisht Sirinë, pas rrëzimit, të premten, të një avioni luftarak turk "F14 Phantom" nga forcat e regjimit sirian.
"Turqia nuk do të mbajë asnjë qëndrim armiqësor ndaj asnjë vendi dhe nuk ka asnjë plan që të sulmojë Sirinë", u shpreh Erdogan.
Dje, kryeministri turk theksoi se nuk kërkonte luftë kundër Sirisë, ''por e paralajmëroi Damaskun se forcat turke do të reagonin ndaj çdo shkeljeje të kufirit''.
Ai po ashtu ishte shprehur se Siria ''ishte një kërcënim për Turqinë'' dhe e dënonte prerazi regjimin e presidentit Bashar al Asad./start/