Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Erdogan: Turqia nuk perkulet nga propagandat | |
- Politikat e brendshme dhe të jashtme të Turqisë do të mbeten të pandryshuara, pavarësisht propagandave të pabaza nga mediat perëndimore, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Në një fjalim të mbajtur në një universitet të Stambollit, Erdogan tha se çdo ditë disa gazeta perëndimore shkruajnë tregime të pabaza për Turqinë, në përpjekje të vënies së imazhit të keq për vendin. Presidenti tha se Turqia do të mbetet e palëkundur në synimet e saj, pavarësisht nga "tradhtitë". "Pa marrë parasysh se çfarë ata shkruajnë, pa marrë parasysh se çfarë ata përgojojnë dhe çfarë lloji të tradhtisë kryejnë, politikat tona të brendshme dhe të jashtme janë të bazuara në interesat e kombit tonë," tha ai. "Turqia nuk është një vend që do të përkulet ndaj taktikave të tilla, as nga qarqet e brendshme e as nga ato ndërkombëtare," shtoi ai. Turqia ka rënë nën kritika në mediat ndërkombëtare për mos bashkimin me një koalicion ushtarak të udhëhequr nga SHBA-të kundër shtetit islamik të Irakut dhe Sirisë, ose ISIS. Qeveria turke ka kërkuar kushte të caktuara që duhet të plotësohen para se të hyjë në ndonjë koalicion të tillë, duke përfshirë zbatimin e një strehe të sigurt për refugjatët dhe një tampon zonë brenda Sirisë. /mesazhi/:
| |
|