Presidenti turk, Abdullah Gyl, është shprehur lidhur me skandalin e korrupsionit i cili u zbulua para një jave, se në Turqi nuk do të ketë mbyllje dosjesh për korrupsionin dhe se çështja në fjalë do të ndahet përfundimisht nga gjykatat e pararura.
Gjatë një takimi me gazetarët, Gyl u shpreh se Turqia ka shënuar një transformim të thellë gjatë viteve të shkuara në nivel demokracie dhe të drejtave të njeriut. Ai tha se çështja e korrupsionit që u publikua një javë më parë, i është besuar gjykatave të pavarura, për ta gjykuar me transparencë të plotë.
Njëkohësisht, Gyl tha se ka biseduar me kryeministrin për një ndryshim të gjerë të stafit ministror, proces i cili do të fillojë me kthimin e kryeministrit Erdogan nga vizita e tij jashtë vendit. /ardhmeriaonline/