Turqia do të financojë blerjen e karburantit për të siguruar energji elektrike për Gazën, pasi situate energjetike në këtë rajon është katastrofale. Energjia elektrike do të ofrohet pa ndërprerje në spitale dhe në sistemin e ujësjellësit.
Turqia ka premtuar se do të aktivizoj ndihmat për karburante, e të cilat do të jenë aktive fillimisht gjatë katër muajve të ardhshëm.
Edhe pse karburanti i financuar nga Turqia nuk do të jetë i mjaftueshëm për të zgjidhur plotësisht krizën energjetike në vend, ai do ta lehtësoj situatën energjetike në Gaza.
Mbyllja ndërkufitare me Egjiptin, e cila përdorej për të sjellë karburant me çmim më të ulët, ka goditur rëndë Gazën, ku popullata përballet me ndërprerje të përditshme 12 - orëshe për 1.8 milionë njerëz.
Mbyllja e kufijve dhe tuneleve nëntokësore me Egjiptin ka ndaluar praktikisht karburantin egjiptian që vjen në Gaza, duke i detyruar palestinezët për të blerë karburante nga izraeli me një çmim të dyfishtë. Izraeli ka vendosur bllokadën në Gaza që nga viti 2007. /mesazhi/