Një nga projektet më të mëdha në botë, tuneli Marmaraj në Stamboll, do të hapet për publikun sot më 29 tetor, datë që shënon 90 vjetorin e Republikës Turke.
I njohur gjithashtu si "projekti i shekullit” dhe “ëndrra e Sulltan Abdulmexhidit” tuneli i cili bashkon anët aziatike dhe evropiane të Stambollit do të hapet nga Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti Abdullah Gyl.
"Paraardhësit tanë punuan në këtë projekt. Tani na takon ne për të realizuar atë," tha kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, duke iu referuar planit të Sulltanit Abdulmaxhid, i cili shkroi i pari idenë e bashkimit të dy tokave në vitin 1860 .
Kryeministri i Japonisë Abe Shinzo gjithashtu do të marrë pjesë në hapjen zyrtare, pasi Banka e Japonisë ka kontribuar përafërsisht 1 miliard dollarë për projektin, e që paraqet një të katërtën e kostos së përgjithshme.
1.4 kilometër tunel, i cili shkon 50 metra nën ngushticën e Bosforit, pritet të lehtësoj ngarkesën e dy milionë qarkulluesve të cilët përdorin dy urat që lidhin anët aziatike dhe evropiane të qytetit. Kryebashkiaku i Stambollit Kadir Topbas ka thënë se shërbimi i ri do të jetë në gjendje të transportojë 150,000 qarkullues në orë.
Projekti pritet gjithashtu për të reduktuar sasinë e gazeve që shkaktojnë efektin serë të prodhuar nga trafiku i qytetit. /mesazhi/
Tue 29 Oct 2013 - 21:06 nga Shemsi