beli031 Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 16 Data e regjistrimit : 25/02/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Kamjan
| Titulli: Dialogu me shejtanin Tue 27 Apr 2010 - 23:46 | |
| Hyra në dialog me shejtanin e mallkuar prej në fillim të errësirës së madhe të natës , kur e dëgjova ezanin e sabahut desha të shkoj në xhami. Më tha: Nata është e gjatë bjer dhe pusho. I thashë: Frikohem se do të më ik farzi Më tha: Ka kohë , kohët janë të gjata (ndërmjet namazeve) I thashë: Frikohem se po më ik namazi me xhemat. Më tha: Mos ia vështiro vetvetes tënde me shume vepra të mira. Kështu që nuk u zgjova deri sa lindi dielli. Më tha duke më pëshpëritur: Mos u mërzit për atë çka kaloi (ke kohë tërë ditën) Pastaj u ula të bëj dhikër kurse ai atëherë e hapi fletoren e mendimeve. I thashë: Më largove nga duatë (lutjet) Më tha: Lere se ka kohë deri në mbrëmje. Atëherë vendosa të pendohem. Më tha: Kënaqu ti je i ri. I thashë: I frikohem vdekjes. Më tha: Jeta është e gjatë nuk të ik. Atëherë fillova ti mësoj 2 ajete Kuranore. Më tha: Kënaqe shpirtin me muzike! I thashë: Ajo është haram. Më tha: Mirëpo disa nga nxënësit e dijes (hoxhallarët) e lejojnë! I thashë: Hadithet që flasin se është haram i kam në këtë broshurë , ja lexoje. Më tha: Krejt hadithet e tilla janë të dobëta (daif) Pastaj aty pari kaloi një bukuroshe e unë e ula shikimin. Më tha: Çfarë ka nëse e shikon? I thashë: Rrezik! Më tha: Mendo në të bukurën sepse meditimi është hallall. Pastaj u nisa për në Qabe dhe me ndaloi në mes të rrugës dhe më tha: Pse e bëre tërë këtë udhëtim? I thashë: Të bëj një umre. Më tha: Merr udhëtim të rrezikshëm vetëm për një umre kurse veprat e mira janë të shumta dhe rrugët e hajrit janë të shumta. I thashë: Patjetër ta përmirësojmë gjendjen tonë. Ma tha: Në xhenet nuk hyn me vepra. Kur mora rrugën për të treguar va (ligjëratë fetare) tha: Mos e korit (turpëro) veten. I thashë: Kjo u bën dobi njerëzve. Më tha: Frikohem për ty nga syefaqësia , kjo është koka e prishjes. I thashë: Çfarë mendimi ke për disa persona? Më tha: Të përgjigjem në veçanti apo në përgjithësi? I thashë: Në veçanti për Ahmed ibn Hanbelin për shembull? Më tha: Më vrau me fjalën e tij kur tha: Kapuni fortë për Kuranin – fjalën e Allahut xh.sh. dhe për sunetin e resulullahut s.a.v.s. I thashë: Po për ibn Tejmijen? Më tha: Çdo ditë më mëshon mbi kokë me të rënat e tij të forta. I thashë: Po për imam Buhariun? Më tha: Me librin e tij më dogji shtëpinë. I thashë: Po për Haxhaxhin? Më tha: Ah sikur të kishte një mijë si ai sepse për ne ai është rruga e lumturisë dhe metodologjia e tij (e vrasjes se dijetarëve dhe besimtarëve që e flasin të vërtetën) për në është shërim. I thashë: Firauni? Më tha: Ai nga ne meriton çdo lëvdatë dhe ndihmë. I thashë: Po për Muhamed ibn Abdul-Uehabin? Më tha: Ma ka përvëluar gjoksin me thirrjen e tij dhe me ka djegur e ma ka bërë pluhur e hi punën time me thirrjen e tij në teuhid. I thashë: Po për Ebu Xhehlin? Më tha: Ne jemi familja e tij dhe shoqëria e tij. I thashë: Ebu Lehebi? Më tha: Ne jemi me të kudo që është ai/ I thashë: Po për Leninin? Më tha: E kemi lidhur në zjarr bashkë me Stalinin. I thashë : Po për revistat e lakuriqësisë ? Më tha: Ata janë legjislacioni jonë. I thashë: Po Sateliti? Më tha: Me të i bëjmë njerëzit si egërsira. I thashë: Po kafenetë? Më tha: Në ta ne e përshëndesim çdo të shkujdesur. I thashë: Cili është dhikri juaj? Më tha: Këngët muzikore. I thashë: Puna juaj çfarë është? Më tha: Shpresa e gjatë. I thashë: Çfarë mendon për tregjet? Më tha: Në të e kemi mësuar rrahjen , në të e mbledhim shoqërinë tonë. I thashë: Po për partitë socialiste? Ma tha: Ia kam ndarë pasurinë time dhe ia kam mësuar atij raportin tim dhe asketizmin tim. I thashë: Si i çon njerëzit në humbje? Ma tha: Me anë të epshit , dyshimeve , shpresës së gjatë , muzikës dhe dëfrimit. I thashë: Si arin ti mashtrosh dijetarët? Më tha: Me mendjemadhësinë e tyre dhe me vetëpëlqimin e vetvetes , iluzioneve , smirës e cila ua mbush zemrat me inat. I thashë: Po si arin ti mashtrosh gratë? Më tha: Me zhveshjen e tyre , me heqjen e mbulesës , lënien e urdhrave të Allahut dhe me bërjen e harameve. I thashë: Si e mashtron masën e thjeshtë? Më tha: Me përgojim , shpifje , bartje fjalësh , me biseda boshe që nuk kanë aspak vlerë. I thashë: Si i mashtron tregtarët? Më tha: Me kamatë , harxhime të tepruara , me frikë se do të varfërohen , duke i ndaluar të japin sadaka. I thashë: Si e mashtron rininë? Me tha: Me poezi dhe filma erotikë , dashuri të çmendur e të zjarrtë , me shikim në dispozitat fetare me pakujdesi dhe të vepruarit e harameve. I thashë: Çfarë mendon për shtetin e jehudive (çifutevë) Më tha: Të lutem mos e merr nëpër gojë se[se është një fatkeqësi , Izraeli është një perandori dhe jo shtet dhe e kam shumë afër zemrës. I thashë: Po Ebu Nevasi? Më tha: Mbi kokë dhe sy ne prej tij ne marrim mësim. I thashë : Shpikësit ? Më tha: Ato diturinë e kanë trashëguar prej nesh. I thashë: Shekullaristët? Më tha: Besimi jonë është në shekullarizëm e ata janë familja e dexhalit dhe shpresa e pafund e jona , e kush mburret me ata mburret me neve. I thashë: Çfarë thua për Uashingtonin? Më tha: Oratoria ime e cila flet në emrin tim , ushtria ime që lufton në emrin tim , ai është vatani im. I thashë: Çfarë thua për thirrësit në islam? Më tha: Më torturojnë, ma kanë këputur , më kanë lodhur , me kanë plakur , janë duke ma shkatërruar atë që e kam ndërtuar , lexojnë Kuran kur unë këndoj , kur unë u afrohem ata kërkojnë mbrojte nga Allahu prej meje , janë shtuar shumë në çdo cep të rruzullit tokësor nuk i përballoj dot… I thashë: Çfarë mendimi ke për shtypin? Më tha: Humbim kohë me të për prapambeturi , ua humbim kohën me të kryelartëve dhe ua marrim paratë me të për fat të keq. I thashë: Çfarë mendon për mediet perëndimore? Më tha: Ua futim atyre helmin në mish , e fusim gjithë botën në luftë me muslimanët , i lavdërojmë me ta zullumqarët dhe përhapim me ta të keqen dhe padrejtësinë. I thashë: Çfarë bëre me sorrën Më tha: I dhashë sundim mbi vëllain e saj kurse ajo e vrau dhe e varrosi në tokë. I thashë: Çfarë bërë me Karunin? Më tha: I thash ti ruajë thesaret e tua o biri i plakës (robi i dynjasë) të shpëtosh sepse ti je një nga shenjat e saj. I thashë: Çfarë i the Faraunit? Më tha: I thashë: O ti i madhi i këtij pallati thuaj: A nuk e posedoj unë tërë sundimin e Egjipitit” atëherë do të ndihmohesh nga ne. I thashë: Çfarë i thua atij që pi alkool? Më tha: I thashë të pi se ti ajo është bija e fisnikërisë , me të e largoj mërzinë e tij , ia largoj pikëllimin , brengat kurse dera e pendimit çdo herë është e hapur. I thashë: Çfarë të vret? Më tha: Ajetul-Kursija prej saj më ngushtohet gjoksi, burgosem gjatë dhe më kaplon çdo bela e keqe prej saj. I thashë: Cilin prej njerëzve e do më shumë? Më tha: Këngëtarët , të humburit që i humbë të tjerët , mëkatarët e hapur , humoristët që tallën me çdo gjë , të prishurit , të degjeneruarit dhe përçarësit në mesin e muslimanëve. I thashë: Cilin e urren më shumë? Më tha: Ata që shkojnë në xhami , bëjnë ruku dhe , çdo zahid (asket) të kësaj bote , adhuruesit e sinqertë , muxhahidët (luftëtarët në rrugën e Allahut) , ulematë dhe thirrësit në të vërtetën. I thashë: Allahu më ruajt prej teje , atëherë u zhduk dhe humbi mu duk sikur u fundos në e kjo pra është dënimi i gënjeshtarit | |
|