Njeriu çdo gjë e vlerëson, por ma tregoni se, njeriu vehten a po mundet të vlersoje.
Thuhet :
" Se syri sheh gjithçka, por në faktë veten nuk e sheh..."
Çdo fjalë tregon diçka, por cili është ajo fjalë që tregon se unë çka jam.
Thuajn:
" Njeriu ështe e fshehur nën gjuhën e tij "
Pra njeriu sipas rrobët e tij pritet, sipas fjalëve të tij përcillet.
Fjalët rradhohen njëri pas tjetrit, por mbrenda këtyre fjalëve sa fjalë janë që tregojn çfare është folësi?
Çdo send vlerësohet me kundërtën e saj:
Drita me errësiren, e ëmbëla me të idhtën, i keqi me të mirën.
Meqë është ashtu asnjë send tërësishtë nuk është e keq. Pra secilili fatkeqësirë banë edhe një lumturi, ty të mjafton që, ato t’i shikoshë me vëmendje që ta ndashë të mirën nga e keqe.
Njeriu kur ngrihet në mëngjesë, po qe e mbyllon sytë dhe thotë:
" Shumë ka kohë deri në mbrëmje " ai ditën e tij e ka shëndritur në natë.
Njeriu duhet të vlerësoje kohën duke menduar dhe të thuaje vehtes unë me çfare ekuilibrimi mund të kthejë kohën në dobinë timën.
Eshtë e lehtë të kalosh kohën me përmirësimin e tjerëve, por ma tregoni se sa vetë janë ata që përpiqen të përmirësojn vehten.
Njeriu, sipas veprës së tij, për vehten e tij mund të bëhet edhe mikë edhe armik.
Kush bëhet mikë për vehten e tij, atë askush nuk mund të dëmtoje.
Por kush bëhet armik i vetvetes, ai të mos kërkoje armik më të madhe.
Kush don të vrapoje pas armikut, së pari letë shëtise në mbrendësinë e vetëvetes. Sepse traditët e këqija, dembelluku, paaftësija dhe injoranca janë armiqtë e ashpër për to.
Para secilit njeri i qëndrojn dy rrugë, me bë mirë dhe me bë keq.
- E para të çon në xhennet .
- E dyta në xhehennem.
Tani kujdes, para vetes, ke dy rrugë:
- E para me shpëtu.
- E dyta me u shkatërru.
[Shkruan : Bujamin SALIJA]