jettoni Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 93 Data e regjistrimit : 24/11/2011
| Titulli: Dy herë shehid Mon 5 Dec 2011 - 12:40 | |
| Pejgamberi s.a.v.s. po kthehej nga një luftë bashkë me sahabët. Përpara ishin mbledhur fëmijët, gratë dhe pleqët të cilët po prisnin të gëzuar. Në mes të popullit që kishte dalë në pritje ishin edhe fëmijët, gruaja dhe nëna plakë e Nevfelit, i cili kishte rënë shehid në atë luftë. Nëna e tij pyeti Rasulullahun a.s. për djalin e saj. Më i dhembshuri nga të gjithë të dhembshurit, Pejgamberit tonë të nderuar iu mbushëns sytë me lot. Nuk ia duronte zemra dot të jepte lajmin se djali i saj kishte rënë shehid. Bëri me shenjë me dorë mbrapa dhe vazhdoi rrugën. Më pas nëna e tij pyeti edhe Aliun, Omerin dhe Uthmanin, por që të tre nuk munden ti tregonin dot dhe bën me shenjë mbrapa. I fundit fare që po vinte ishte Ebu Bekri. Kur e pyeti edhe atë, ku u mendua si të përgjigjej, bëri dua dhe thërriti:
- O Allah!... O Navfel!!...
Pikërisht në atë moment një njeri me kalë u afrua me shpejtësinë e rrufesë dhe iu përgjigj thirrjes së Ebu Bekrit: - Urdhëro o Sidik, më thërrite?
Ky njeri më kalë ishte vetë Navfeli. Navfeli jetoi edhe shumë vjet të tjera pas kësaj ngjarjeje, më në fund ra përherë të dytë shehid në luftën e Jemames.
"Një njeri që viziton një të sëmurë, gjatë vizitës mbledh dhe grumbullon frutat e Xhenetit"
| |
|