Buzeqeshja dhe Kanceri
" Nga shenjat e Ditës së fundit do të shpeshtohen vdekjet e
shpejta" Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të
Sot jemi dëshmitar të gjithë për endeminë e sëmundjes kanceroze, e cila
shoqërohet ose shkaktohet nga një varg faktorësh biologjik (gjenetik),
fiziko-kimik dhe radiologjik. Padyshim se kësaj gjendje i kontribuon edhe
stresi dhe dinamika bashkëkohore e jetës, proces ky i përcjellur me një
shtendosje dhe konfuzion të njeriut, përball trendit të përshpejtuar të kohës.
Studimet e fundit konfirmojnë atë që mjekësia popullore e di prej kohësh. Stresi
dhe trishtimi ulin mbrojtjen e trupit, e argëtimi të bën të dobësohesh.
Ja disa këshilla:
Të qeshurit:
Disa shkencëtarë të Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar që të qeshurit
çlodhë muskujt, zvogëlon hormonet përgjegjëse të stresit dhe presionin. Sipas
kardiologëve të Universitetit të Marilandit, e qeshura ulë rrezikun e infarktit
sepse ulë stresin, i cili shkatërron muret e brendshme të enëve të gjakut. Një
e qeshur e fortë bën që të djegësh kalori të tepërta, pasi aktivizon deri në
400 muskuj. Disa kërkues janë të mendimit që 100 të qeshura janë të barabarta
me 10 minuta aktivitet aerobik ose 15 minuta me biçikletë. Kujdes, kjo nuk e
justifikon të qeshurit pa arsye për ta arrirë efektin e atraktivitetit sportiv.
Të qajturit me lot:
Kur qajmë lirohemi nga emocionet negative. Një biokimist amerikan ka analizuar
lotët emocionale dhe ato që dalin nga qepa. Lotët emocionale shfaqin nivele më
të larta hormonesh dhe neurotrasmiterësh (përçues të qelizave nervore) të
lidhur me stresin dhe e qara ulë presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës. Efekti
i të qarit emotiv është ai i eliminimit të substancave që shkaktojnë stresin.
Ndërsa të qarit në vetmi nga frikë-respekti ndaj Krijuesit, është shkalla më
sublime e dlirësimit shpirtëror. Nëse këta lot i mbajmë për brenda, trupi ynë
do të bëhej i përshtatshëm për efekte negative të ankthit mes të cilave,
dobësim i sistemit imunitar (mbrojtës) dhe aftësive të memories dhe atyre
tretëse.
Mos i ndrydhni kurrë lotët: vetëm kështu mund të eliminohen substancat kimike,
të cilat, nëse mbahen brenda do të ushqenin një tension të dëmshëm për sistemin
imunitar (mbrojtës) dhe atë digjestiv (tretës).
Stresi:
Nëse delikatesa të vështira u mbajnë të varur, eliminoni 5 gjëra nga lista e
atyre që keni për të bërë. Merrni frymë thellë, përpiquni të çlodheni dhe vetëm
pasi të keni bërë këto, shtroni sërish problemin, duke thirrur intuitën të ju
ndihmoj.
Inati:
Nëse jeni të përfshirë në një grindje largohuni dhe merrni frymë thellë dhe
këtë bëjeni për një kohë të gjatë. Në këtë mënyrë ulet menjëherë ritmi kardiak
dhe presioni i gjakut.
Të qeshësh të bën mirë për zemrën, por me inatin presioni ngjitet në qiell.
Xhelozia shkakton dobësi dhe pagjumësi, ndërsa stresi shton rrezikun e diabetit
dhe sëmundjeve të zemrës. Në çfarë mase emocionet tona kushtëzojnë shëndetin
tonë? Këtë përgjigje e japin studimet e "terapisë së humorit".
Të grindesh:
Kur grindemi, presioni i gjakut rritet dhe jep efekte të cilat mund të shfaqen
me kalimin e kohës. Sipas Gazetës Ndërkombëtare të Psikofiziologjisë, edhe pse
mund të kenë kaluar javë nga grindja, mjafton të mendojmë se çfarë ka ndodhur
dhe presioni i gjakut rritet menjëherë. Një grindje gjysmë orësh kërkon të
paktën një ditë për t'u shëruar. Dhe tek çiftet që grinden rregullisht, koha
dyfishohet. Sipas kërkuesve të Universitetit Shtetëror të Ohaios, kërkimi është
bërë për shkak të rritjes së numrit të molekulave që shkaktojnë ënjtje dhe në
nivele të larta të stresit, mund të shkaktojnë artrit, diabet, sëmundje të
zemrës dhe kancer.
Dashuria e sinqertë:
Kërkues të Universitetit të Pavias kanë zbuluar që kur duam sinqerisht dikë
nivelet e faktorit të rritjes së neuroneve (qelizave trunore) rriten, dhe rrinë
në këtë gjendje për pothuajse një vit. Kjo substancë rinovon qelizat e trurit,
duke ndihmuar në këtë mënyrë në riparimin dhe përmirësimin e sistemit nervor
dhe të memories. Për fat të keq këto nivele ulen, nëse nga dashuria e sinqertë
hyjmë në realitetin e kërkimit të shkaqeve të gabimeve dhe detajeve.
Të jetosh nën presion:
Të jetosh në një gjendje të pandryshueshme tensioni shkakton efekte të njohura
mirë. Një profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Standfordit e
shtron kështu çështjen: "Kur duhet të zgjedhim mes impenjimit deri në
fund, apo heqjes dorë nga gjithçka, trupi ynë lë mënjanë pothuajse çdo projekt
frytdhënës. Memoria dhe përpikëria bien, truri lodhet më lehtë dhe rrezikojmë
depresionin". Tek individët të cilët prej vitesh janë në një gjendje
stresi kronik, nivelet e larta të glukozës dhe yndyrave në gjak rriten dhe në
këtë mënyrë shtohet rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Dhe veç kësaj
stresi shton nivelin e kolesterolit (yndyrës në gjak e cila shkakton ngushtimin
e enëve të gjakut ose arteriosklerozën).
Të fshehësh inatin tënd:
Të nxjerrësh inatin tënd, dhe ta mbash atë brenda ka dallime efektive. Sipas
një studimi në Miçigan, tek njerëzit, të cilët e kanë fshehur inatin e tyre,
rreziku për tu prekur nga infarkti, ose kanceri dyfishohet. Ndërsa ballafaqimi
me inatin mund të ngrenë adrenalinën, presionin dhe rrahjet e zemrës. Rreziku i
infarktit, tek ata që e kanë kaluar moshën 50 vjeç, rritet 5 herë më shumë.
Format më modeste të inatit siç janë: padurimi, iritimi, mund të dobësojnë
sistemin imunitar dhe në këtë rast jemi më të ekspozuar ndaj rrezikut të
infeksionit.
Të ndjesh xhelozi:
Nga të gjitha emocionet njerëzore xhelozia është nga më të shumtat dhe më të
dhimbshmet, dhe është gjithashtu më e vështira për tu kontrolluar. Ndërsa
njerëzit xhelozohen kur dyshojnë për një konkurrent, xhelozia femërore
shkaktohet nga një dyshim për një tradhti të mundshme. Në xhelozi përzihen
frika, stresi dhe zemërimi. Kush është viktimë e kësaj ndjenje vuan nga ankthi,
nga pagjumësia dhe nga rritja e presionit të gjakut, të rrahjeve të zemrës dhe
të nivelit të rritur adrenalinës në gjak.
Ndjenja e mirënjohjes:
Të ndihesh mirënjohës për dikë, përforcon sistemin imunitar, ul presionin e
gjakut dhe përshpejton shërimin e sëmundjes. Doktorët, pas një studimi kanë
zbuluar se mirënjohja dhe lumturia, prodhojnë hormonin që zbutë efektin e
stresit.
Të ndihesh me humor të lehtë:
Depresioni, pesimizmi dhe apatia janë të lidhur me nivele bazë të disa
neurotrasmetuesve që shkaktojnë një ndjenjë mirëqenieje. Njëra nga këto ndihmon
të qetësojë perceptimin e dhimbjes dhe tjetra është e lidhur me dëshirën, dhe
kjo mund të bëjë të ndihemi të qetë.
Humori i mirë dhe atraktiv aktivizon disa nga neurotransmiterët bazë të cilët
largojnë depresionin dhe pesimizmin, gjithashtu humori i mirë shtonë
përqëmdrimin në punë dhe mësim si dhe rritë potencialet intelektuale.
Kur lexojmë jetën dhe profilin psiko-social të Muhamedit paqja dhe mëshira e
Zotit qoftë mbi të, shohim se ka segmente të shkëlqyera të humorit konstruktiv
dhe optimizmit sugjestiv edhe atëherë kur mendjet më të mëdha nuk kishin gjetur
shkëndija të tij