jettoni Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 93 Data e regjistrimit : 24/11/2011
| Titulli: Dëshmia e krokodilit Wed 14 Dec 2011 - 17:51 | |
|
Transmetohet se një gjahtar arab kishte kapur një ditë një krokodil toke, si ushqim për familjen dhe fëmijët e tij. Përderisa ai ishte rrugës, ai papritmas kishte përceptuar një grumbull të madh njerëzish dhe kishte pyetur për shkakun e këtij grumbullimi. Njerëzit u përgjigjën: “Muhammedi, i biri i Abdullahut është këtu dhe pretendon se është profet.” Arabi hynë me forcë në turmë, shkoi tek Muhammedi dhe i tha: “O Muhammed, unë nuk do të besoj ty derisa ky krokodil të të besoj”, dhe e hodhi krokodilin tek këmbët e Pejgamberit a.s., por ai dëshironte të largohej, prandaj Pejgamberi a.s. thirri: “O zvarranik, afrohu”. Kafsha u bind, duke iu përgjigjur me një gjuhë elokuente dhe të dallueshme i tha: “Unë i pres urdhërat tua me kënaqësi.” Pejgamberi a.s. e pyeti: “Kë e adhuron ti?”. Kafsha u përgjigj: “Unë adhuroj Allahun, froni i Tij është në qiell ndërsa sundimi i Tij është në tokë, fuqia e Tij është në det, mëshira e Tij është në parajsë, kurse dënimi i Tij është në ferr.” Rasulullahu a.s. e pyeti: “Kush jamë unë!” Kafsha u përgjigj: “Ti je i Dërguari i Allahut në të dy botërat dhe je vula e pejgamberëve, bekimet qofshin mbi ty. Kush të beson ty do të jetë i shpëtuar, dhe kush të akuzon si i pavërtetë do të jetë i dënuar.” Kur gjahtari i dëgjoi këto fjalët e krokodilit ai mori gishtin me mahnitje në mes të dhëmbëve të meditimit, dhe tha: “Pas kësaj unë nuk dëshiroj asnjë dëshmi tjetër për vërtetësinë tënde. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe dëshmoj se ti je rob dhe i dërguari i Tij. Këtë profesion unë tani do ta bëjë brenda dhe jashtë vendit. Betohem në Allahun se kur për herë të parë të jam afruar ty, nuk kishte ndonjë fytyrë tjetër të cilën e urreja më shumë se ty, tani. Sidoqoftë, të dua ty më shumë sesa sytë e mi, veshët, babanë, nënën dhe fëmijët. Pejgamberi a.s. tha: “Falenderimi dhe lavdërimi i takon Allahut, i Cili të udhëzoi në rrugën e drejtë.”
| |
|