Maqedoni
Tërmet në lindje të Maqedonisë
Publikuar me: 15 Dhjetor, 2011 | 14:07
Një tërmet me intensitet prej 3 shkallë sipas Rihterit – shkalla evropiane makroseizmike- 1998 është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në Maqedoninë Lindore.
Sipas Observatorit Seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko – Natyror në Shkup, tërmeti ka ndodhur në ora 9.34 minuta dhe epiqendra e tij ka qenë 100 kilometra në juglindje të Shkupit.
Nga tërmeti më së tepërmi janë goditur dy rajonet e qyteteve Dellçevë dhe Berovë. Lëvizje të tokës janë regjistruar edhe muajin e kaluar me intensitete rreth 4 shkallë.
(INA)